Si pasojë e reshjeve të dëborës situata vijon që të jetë problematike në disa qarqe të veriut të vendit, ndërsa në jug situata është normalizuar.
Gjatë natës së sotme për herë të parë në më shumë se një javë nuk ka pasur reshje dëbore në lartësi, megjithëse temperaturat kanë qënë të ulëta. Përsa i përket akseve nacionale, ARRSH raporton se nuk ka asnjë të bllokuar, ndërsa në disa prej tyre rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.


