Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qëndro është duke u pyetur në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me skandalin e kompanisë “Dh Albania”.
Më herët, për këtë çështja janë marrë në pyetje 5 zyrtarë të ARRSH-së, ndërsa sot, akuza është duke u pyetur drejtori i këtij institucioni.
Qëndro do të japë shpjegime në lidhje me tenderin e lotit të parë, në Unazën e Re, pasi Prokuroria ka nisur një hetim, ku dyshohet se janë falsifikuar dokumentet e kompanisë fituese.


