• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRUAN ALBERT BAKON/ Detajet e REJA: Autorët e sulmit ishin një shqiptar dhe një…
Home
Breaking News

MASAKRUAN ALBERT BAKON/ Detajet e REJA: Autorët e sulmit ishin një shqiptar dhe një…

16 January, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 33-vjeçar shqiptar dhe një grek 24-vjeç, dy të burgosur janë dy personat e akuzuar nga policia greke si vrasësit e shqiptarit Arben Bako në burgun e Koridhalos në Athinë. Të dy këta të burgosur janë dërguar dje para prokurorit të Pireut nën masa të mëdha sigurie.

Sipas mediave greke shqiptari dhe greku kanë qenë në të njëjtën qeli me Arben Bakon në godinën E të burgut, madje shqiptari ishte i bashkëakuzuar me Bakon në çështjen e vrasjes së avokatit rek Zafiropulos. Të hënën rreth orës 12: 45 dhe për arsye ende të panjohura Bako është sulmuar me thikë të improvizuar nga shqiptari 33-vjeçar, ndërsa greku e mbante. Arben Bako ka marrë goditjet në qafë dhe në kraharor. Në përpjekje për të shpëtuar 36-vjeçari ka vrapuar duke arritur që të afrohet pranë vendit ku qëndronin policët e burgut, por edhe aty sulmuesit e tij e kanë arritur duke vazhduar ta godasin papushim me thika derisa e vranë. Policët e burgut kanë ndërhyrë duke ua hequr nga duart por ishte tepër vonë.

Pas vdekjes në trupin e viktimës u gjendën 300 euro, çka ngre pikëpyetje për drejtorinë e burgjeve, pasi të burgosurve nuk u lejohet të mbajnë shuma monetare me vete. Po kështu edhe fakti që qelitë ishin të hapura në atë orë kanë ngritur një shqetësim tjetër për sigurinë në burgjet greke.

Arben Bako u bë i njohur për publikun pas një ngjarje të rëndë, kur në nëntor 2014 qëlloi me breshëri kallashnikovi mbi një kafe-club në një zonë të mbipopulluar në Pire. Bako ishte zënë me truprojat e lokalit pasi ishte refuzuar nga një valltare e lokalit dhe në shenjë hakmarrje ka qëlluar me armë automatike në drejtim të lokalit, duke lënë 14 veta të plagosur. Policia greke arriti ta arrestonte disa ditë më pas dhe sipas të dhënave që dolën dyshohej se Bako ishte i përfshirë edhe në shumë ngjarje të tjera kriminale në Greqi. Për një nga këto ai do të dilet ditën e mërkurë në gjyq në Athinë. Bëhet fjalë për vrasjen e avokatit të njohur grek Mihalis Zafiropulos, ku Albert Bako dhe shqiptari tjetër që ndodhej me të në burg akuzoheshin si urdhërues të vrasjes, e cila është vërtetuar se u krye nga dy shqiptarë të tjerë.

Dëshmitar i skandalit ku ishin përfshirë biznesmenë e politikanë

Ministria e Drejtësisë greke ka filluar një hetim rreth kësaj ngjarje pasi gjyqi për vrasjen e avokatit Zafiropulos, ku ishte përfshirë Albert Bako kishte edhe lidhje direkte me një ngjarje tjetër për një skandal korrupsioni ku janë përfishë disa biznesmenë e politikanë grekë. Bako së bashku me një shqiptar tjetër kishin tentuar të vrisnin më parë një avokat tjetër për llogari të një biznesmeni të përfshirë në skandalin “HELLAS – Energa Power”. Avokati Antonopulos u plagos nga dy shqiptarë të cilët deklaruar se vepruan për llogari ttë biznesmenit Aristidhis Floros. Nga ana e tij biznesmeni Floros deklroi se nuk ka lidhje, masje sipas tij dy shqiptarë e kishin shantazhuar duke i kërkuar atij 5 milionë euro. Gjithsesi më pas avokati tjetër Zafiropulos u vra për këtë arsye se ishte avokat i Floros dhe Bako e shqiptari tjetër i kishin dërguar dy vrarës për ta kërcënuar dhe aty ata e vranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAMA PUBLIKON VIDEON/ "Me një transformim total e kuptimplotë për këdo që do të..."
Previous article 9 VITE MË PARË/ Ja i dukej Elita Rudi para se të bëhej e famshme (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë Aktualitet

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar

VODHI AUTOMJETIN E POSTËS NË DURRËS/ Arrestohet në Berat 23-vjeçari Aktualitet

VODHI AUTOMJETIN E POSTËS NË DURRËS/ Arrestohet në Berat 23-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT