• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË KE NXIRË JETËN”/ Artan Hoxha tregon tmerrin e përjetuar me Balilin: Nuk kisha asnjë kontakt, m’i bllokoi të…
Home
Breaking News

“MË KE NXIRË JETËN”/ Artan Hoxha tregon tmerrin e përjetuar me Balilin: Nuk kisha asnjë kontakt, m’i bllokoi të…

16 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Artan Hoxha ka rrëfyer në emisionin “Opinion” në Tv Klan momentet kur shkoi në fshatin Stjar të Delvinës, aty ku takoi Kelmend Balilin dhe filmoi momentet e vetëdorëzimit në polici.

Hoxha tha se në fshatin Stjar, në zonën ku takoi Balilin, kishte një pajisje që bllokonte të gjitha valët telefonike dhe bllokonte çdo pajisje tjetër elektronike.
“Në momentin që unë kam shkuar gjatë ditës së djeshme, para se t’i afrohesha zonës është bllokuar çdo pajisje elektronike. Aty kishte një pajisje që nxirrte jashtë përdorimit çdo pajisje tjetër.

Aty pashë që gjithë pajisjet elektronike ishin jashtë funksionit dhe ne ishim të izoluar nga pjesa tjetër. Në momentin e parë nuk e kam njohur kur e kam takuar. Gjëja e parë që më tha, më ke nxirrë jetën tha, unë jam ai Eskobari. Aty ku e kam intervistuar nuk kam pasur asnjë lloj kontakti“, u shpreh gazetari investigativ.

Artan Hoxha tregon edhe çastet kur Kelmend Balili niset me makinë private drejt pikëtakimit me policinë, ku iu vetëdorëzua drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

“Kam menduar që dorëzimi do bëhej në banesën e tij, por gjëja që vura re është pse nuk erdhi policia ta merrte aty. Ka dalë 2 kilometra nga fshati, kanë devijuar nga rruga nacionale. Për të shmangur vëmendjen e njerëzve, devijoi rrugën nacionale. Janë dy automjete, njëra e Ardi Veliut. Balili zbret nga makina e familjarëve të vet, hipën në makinën ‘Range Rover’ të drejtorit të policisë.

Në afërsi të Tiranës, për shkak të prezencës së mediave te Drejtoria e Policisë, kanë devijuar dhe kanë shkuar në Kombinat. Më vonë kur mediat lëvizën drejt Kombinatit, hynë te Drejtoria e Policisë së Tiranës”, deklaroi gazetari Artan Hoxha në “Opinion”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SEANCA E JASHTËZAKONSHME/ Sot votohen ministrat e rinj, opozita ka vendosur …
Previous article PAS DEBATIT ME ISH PARTNEREN/ Majk shijon momentet e veçanta me të birin (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë Aktualitet

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar

VODHI AUTOMJETIN E POSTËS NË DURRËS/ Arrestohet në Berat 23-vjeçari Aktualitet

VODHI AUTOMJETIN E POSTËS NË DURRËS/ Arrestohet në Berat 23-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT