Të tjera detaje raportohen nga vetëdorëzimi i Klemend Balilit, i cili cilësohet nga mediat greke si ‘Eksobari i Ballkanit’, ndërsa ishte shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge.
Balili u vetëdorëzua sot në orën 8:45 mes Delvinës dhe Finiqit, ndërsa gjithçka u bë në prani të drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Aktualisht Balili ndodhet në ambientet e komisariatit nr.6 në Tiranë.
Negociatat finale, sipas të njëjtave burime, u bënë në rrugë dhe ka Klemend Balili ishte i shoqëruar nga nipi, Rigers Balili.
Më pas, i shoqëruar nga Ardi Veliu, u transportua drejt Tiranës.



