Tronditese dhe te dhimbshme reagimet e miqve dhe te njohurve te te riut Klevis Sula, i cili gjeti vdekjen ne spital ne Islande, pasi me 3 dhjetor e qelluan me thike dhe nuk mundi t’i shpetonte dot vdekjes.
Mediat vendase teksa raportuan sot mbi lajmin e trishte per vdekjen e tij, kane postuar edhe shenimin e bere nga miku i Klevisit, Andrea Zisaj, i cili ka ndare me miqte ne FB, jo vetem lajmin, por edhe detaje nga krimi.
“Ju lutem, shpenzoni pak momente nga jeta juaj, e me lejoni tu tregoj per shokun tim Klevis. Ai ishte një djalë e mrekullueshëm, ai përpiqej gjithnjë që të ndihmonte njerëzit, ti bente te qeshnin dhe gjithnje transmetonte pozitivitet. Ishte gjithnje i qete dhe me zemer te madhe, por ajo zemer ndaloi”- shkruan ai, teksa tregon se sa i lumtur ishte Klevis kur mberriti ne Islande.
“Doni ta dini si vdiq? Ai po tymoste një cigare jashtë një lokali dhe një burrë po qante pranë tij. Ai shkoi dhe ofroi ndihmë, por në këmbim mori një thikë të mprehtë. Ja sa e lehte eshte te vdesesh në një prej vendeve të konsideruara si më të sigurtët në botë”- shkruan ai.



