• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA ME TRE TË VDEKUR NË TIRANË/ Dhëndri e kishte përgatitur ngjarjen, si i vrau vjehrrin dhe vjehrrën
Home
Breaking News

MASAKRA ME TRE TË VDEKUR NË TIRANË/ Dhëndri e kishte përgatitur ngjarjen, si i vrau vjehrrin dhe vjehrrën

15 January, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tirana u trondit mëngjesin e djeshëm nga një krim i rëndë në familje, që ndodhi në zonën e Unazës së Re.

Dhëndri ekzekutoi me armë zjarri vjehrrin e vjehrrën, më pas qëlloi veten me thikë e u hodh nga ballkoni. Ai u transportua në gjendje të rëndë në spital, ku nuk i mbijetoi plagëve, duke ndërruar jetë.

Viktimat janë Bujar dhe Xhevahire Mataj, burrë e grua, 63 dhe 52 vjeç, me origjinë nga Korça, të cilët u vranë në banesë nga dhëndri i tyre, Majlind Lila, që më pas vrau edhe veten. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 06:00 në rrugën “Kristaq Mone”, në zonën e njohur si “Astiri” në Tiranë.

Burime nga Policia thanë se autori i krimit, Majlind Lila, 52 vjeç, me origjinë nga Mati, qëlloi disa herë me një pistoletë tip “TT” mbi vjehrrin dhe vjehrrën, duke i lënë ata të vdekur në vend. Të njëjtat burime thanë se trupi i pajetë i 63- vjeçarit Mata u gjet në kuzhinë, ndërsa i bashkëshortes së tij në korridor.

Duket se ajo ka tentuar të shpëtojë pasi ka parë vrasjen e të shoqit, por dhëndri e ka ndjekur, duke e qëlluar nga pas. Pasi është siguruar se i ka vrarë të dy, 52-vjeçari Lila ka tentuar të qëllojë edhe veten, por sipas verifikimeve paraprake të pistoletës, duket se ajo është bllokuar. Për këtë arsye, ai ka marrë një thikë në kuzhinën e viktimave, duke e goditur veten disa herë e më pas është hedhur nga kati i dytë i banesës.

NGJARJA

Autori i krimit të trefishtë, Majlind Lila, prej disa vitesh kishte bashkëjetuar me Nevila Matajn, vajzën e çiftit që vrau. Nga bashkëjetesa e tyre kishte ardhur një jetë një vajzë, e cila sot është 5 vjeç.

Çifti kishte udhëtuar drejt Suedisë disa vite më parë, pasi Lila nuk ndihej i sigurt për jetën e tij, pasi në vitin 2014 kishin tentuar ta vrisnin. Por duket se as atje marrëdhënia e tij me 37-vjeçaren Mataj nuk ka funksionuar, për arsye që ende nuk dihen. Burime nga Policia thanë dje se rreth dy vite më parë ai ishte larguar nga Suedia në drejtim të Greqisë, nuk dihet nëse është dëbuar apo ka ikur me dëshirë.

Ndërsa tri ditë më parë ka mbërritur në Shqipëri, duket me synimin e qartë për të vrarë vjehrrin dhe vjehrrën, pasi me ta kishte pasur shumë mosmarrëveshje, për shkak se nuk e kishin qenë dakord me bashkëjetesën e tij me vajzën e tyre. Pas mbërritjes në Tiranë, Majlind Lila ka përgatitur ngjarjen një natë më parë, ndërsa të nesërmen, dje rreth orës 06:00 të mëngjesit, ka shkuar në shtëpinë e vjehrrit, Bujar Mataj, në rrugën “Kristaq Mone”.

Sipas të dhënave, çifti Mataj ka qenë duke përgatitur kafen e mëngjesit, kur në derë është shfaqur dhëndri i tyre, Majlind Lila. Nuk dihet nëse ka pasur ndonjë debat që ka zgjatur mes tyre apo vrasja ka qenë e menjëhershme. Derën ia ka hapur e zonja e shtëpisë, ndërsa ai është futur fillimisht në kuzhinë, duke vrarë vjehrrin e më pas vjehrrën në korridor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NËNË PËR HERË TË PARË/ Meghan Markle zbulon pa dashur kur do të sjellë në jetë fëmijën (FOTO)
Previous article "E KAM TË DASHURIN 7 VITE MË TË VOGËL"/ Surprizon gazetarja shqiptare (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat... Aktualitet

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat...

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare Aktualitet

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara Aktualitet

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT