Një shtëpi në Memaliaj është shkrumbuar këtë të hënë nga një zjarr i cili edhe mund të ishte parandaluar. Bëhet fjalë për shtëpinë e Ramadan B., që gjendet në lagjen nr.1 të qytetit. Zjarri ka shkrumbuar të gjitha pajisjet e shtëpisë,por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Reparti zjarrfikës i Tepelenës, i cili ka ardhur 60 minuta me vonesë, është njoftuar nga zonja e shtëpisë, menjëherë pasi ka parë shkëndijën e zjarrit të rënë. Zjarrfikësja në fjalë ka përshkruar 7 km rrugë për një orë, ndërkohë që, po të kishte ardhur më shpejt do të kishte patur mundësi të shuante flakët e zjarrit.
Sakaq, po hetohet për zbardhjen e shkakut të zjarrit.


