• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA “TRADITA” TEK…/ Shqiptarët e gjejnë partnerin e jetës edhe përmes agjencive martesore
Home
Sociale

NGA “TRADITA” TEK…/ Shqiptarët e gjejnë partnerin e jetës edhe përmes agjencive martesore

14 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Dekada më parë, veç njohjeveve në shkollë, lagje apo ambiente pune një nga format e lidhjeve dhe kurorëzimit me martesë ishte mblesëria.

Por sot kjo traditë është zbehur dhe është zëvendësuar me një formë moderne. Veç faqeve online, janë krijuar edhe agjenci që bëjnë rolin e “shkuesit” të dikurshëm që prezanton të rinjtë, që kanë të përbashkta dhe mund të jenë një çift në të ardhmen.

Sipas agjencive martesore që funksionojnë në vendin tonë, më së shumti aplikojnë femrat mbi 30-vjeç, ndërsa periudha me fluksin më të madh të aplikantëve është kur emigrantët rikthehen në vend.

Margarita Kola, drejtuese e një prej agjencive në një intervistë për Report Tv tregon se vihet re edhe një fenomen, që femrat mbi 30 vjeç kërkojnë lidhje me të huaj.

“Ka pasur një periudhë dy vitet e fundit që kërkesat kanë qenë kryesisht për lidhje me të huaj, sepse mënyra si funksionon agjencia është e tillë që personat që vijnë të regjistrohen, si për shërbimin online, ashtu dhe për shërbimin portofol, që është shërbimi që mund ta bësh regjistrimin në agjenci,dhe janë punonjëset e agjencisë që bëjnë përshtatjen sipas kërkesave që ka individi dhe kontigjentin që kemi. Në këto dy vitet e fundit është rritur, numri i kërkesave që duan lidhje me jashtë”, tha Margarita Kola, Drejtuese e një Agjencie Martesore.

Dikur shkuesit i blihej kostum ose këpucë, kjo sipas mundësisë së familjeve, ndërsa sot këto agjenci kërkojnë pagesë cash. Për të pritur në radhë për të njohur partnerin që do të kalosh jetën duhet të paguash deri në 60 euro për një abonim vjetor dhe nëse je me fat mund të gjesh partner edhe me një abonim 6 mujor që kushton 30 euro.

Sipas sociologut Gëzim Tushi, përhapja e këtij fenomeni ka lidhje sa me stilin e ri të jetesës por edhe me zhvillimin social të shoqërisë.

“Unë besoj se insituticoni i martesës ka pësuar ndryshimet e veta. Unë mendoj se tani jemi në një periudhë postmoderne të zhvillimit të shoqërisë dhe mesa duket forma tradicionale, klasike, romantike që kanë qenë të bazuara vetëm në njohje reciproke vazhdon të ekzistojë, por ka filluar të ketë dhe forma të tjera alternative të cilat po shtohen vazhdimisht, që tregojnë se martesa, e tipit klasik, ka probleme brenda saj, shqetësime. Nga një institucion i ngrohtë është bërë një institucion që ka probleme me mërzinë, me divorcin, të cilat e kanë nxjerrë në dukje skarcitetin e martesës klasike dhe kjo ka bërë të zhvillohen forma të tjera të partneritetit martesor, sic ëstë bashkëjetesa apo gjetja e partnerit nëpërmjet agjencive martesore”, shprehet Gëzim Tushi.

Por sa e shohin si mundësi të rinjtë shqiptarë të gjejnë partnerin nëpërmjet agjencive martesore.”Nuk kemi besim te agjencitë e tilla. Kemi dëgjuar raste që kanë funksionuar por personalisht nuk do ta provonim”, janë shprehur disa prej tyre.

Teksa të rinjtë nuk e shohin si mundësi për të njohur njeriun e jetës në një agjenci martesore, të tjerë e shohin si mundësi të artë, për të gjetur partnerin sipas preferencave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK LAN DHE NUK PASTRON"/ Doktori ankohet për dembelizmin e gruas shtatzënë
Previous article U VENDOS/ Këto janë 10 trendet e 2019 që duhet ti bëni tuajat menjëherë (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

NDIHMË E RE PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës Breaking News

NDIHMË E RE PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës

LËVIZTE ME ARMËN PLOT/ Arrestohet 31-vjeçari, i sekuestrohet pistoleta dhe 14 fishekë Aktualitet

LËVIZTE ME ARMËN PLOT/ Arrestohet 31-vjeçari, i sekuestrohet pistoleta dhe 14 fishekë

E SHPËRNDARË NË 150 FAMILJET MË TË PASURA/ Vila 17 milionë euro në PALASË, çfarë thotë Kris Maranda Aktualitet

E SHPËRNDARË NË 150 FAMILJET MË TË PASURA/ Vila 17 milionë euro në PALASË, çfarë thotë Kris Maranda

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT