Ndonëse Monikën jemi mësuar ta shohim thuajse gjithmonë me gjuhë vulgare, ajo që bëri përshtypje këtë radhë në konventën kombëtare të LSI ishin thirrjet e saj për unitet kombëtar dhe sakrifikimi I jetës për Shqipërinë.
“Sot vendi ka një nga momentet e tij më të vështira, prandaj ne duhet të harrojmë idealin politik, sot e vetmja ideologji që duhet të qarkullojë, jo vetëm në LSI, por në gjithë klasën politike është vetëm një Shqipëria është shtëpia jone, atdheu, familja që duhet të kujdesemi si kujdesemi për shtëpinë tonë.
Duhet të sakrifikojmë cdo gjë, edhe jetën, se çdo prind e jep jetën për të ardhmen e sigurtë të fëmijëve të tij.”
E gjithçka shkoi siç duhet, aq sa preku edhe Nora Malajn që nisi të qante.
Në fakt, Mona duket se aktivizimin e ka me muaj. Thënë kjo pasi kryetarja e LSI mund të qendrojë edhe 1 muaj pa asnjë koment apo shfaqje televizive, e derisa kthehet ndoshta sipas saj më e fortë se kurrë.
Deklaratat e saj të fundit, janë komentuar jo pak dhe me të drejtë. Gjithçka filloi në dhjetor të vitit që lamë pas kur Monika deklaroi se është koha që ajo të shlyej mëkatet si politikane, duke vetëpranuar kështu atë për të cilën është akuzuar jo pak.
Më pas, Kryemadhi pas asamblesë së PS, vijoi me një tjetër deklaratë që deri diku ishte qesharake, pasi në realitet ka ndodhur krejt e kunderta.
“Të jeni të bindur që pas ngjarjeve të djeshme, mbas asamblesë së djeshme do të ketë një dyndje të socialistëve drejt LSI.”
Monika Kryemadhin, e kemi parë edhe të gjuaj çizme në Kuvend, edhe të thotë fjalën “oligarkë” në çdo fjalim të saj në mënyrë të perseritur. Por sakrifikimi i jetës për LSI, realisht mund të prek vetëm Norën dhe tregon se Monikën diçka po e shqetëson.
/AlpeNews.al




