• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U AKUZUA PËR AFERA SEKSUALE DHE KORRUPSION/ Gjyqtari Guximtar kërkon rikthimin në detyrë
Home
Aktualitet
Drejtësi

U AKUZUA PËR AFERA SEKSUALE DHE KORRUPSION/ Gjyqtari Guximtar kërkon rikthimin në detyrë

13 January, 2019 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Dy vjet pas pezullimit të tij në detyrë, ish-kryegjyqtari i Gjirokastrës, Guximtar Boçi, ka kërkuar rikthimin e tij në detyrë. Kjo kërkesë e tij vjen pas shpalljes së pafajësisë, nga vendimi i Gjykatës së Apelit në Vlorë në muajin shtator të vitit 2018.

Skandali i tij u bë publik nga emisioni investigativ “Stop”, në të njëjtën ditë kur vajza e madhe e Boçit po kryente ceremoninë e martesës.

Në kërkesën bërë në datën 20.12.2018 për revokimin e masës së pezullimit të ushtrimit të detyrës së gjyqtarit dhënë me vendim nr 102. dt 28.10.2016 të KLD-së, theksohet se shkarkimi u krye në 28.10.2016 pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme me kërkesë të Ministrit të Drejtësisë së kohës.

Ja çfarë thuhet në kërkesë:

Sipas procesverbalit të kësaj mbledhjeje rezultoi se një pjesë e mirë e anëtarëve të KLD kanë kërkuar shtyrjen e mbledhjes për të verifikuar rastin dhe për t’i dhënë personit të akuzuar të drejtën për t’u dëgjuar, por, gjithmonë sipas këtij procesverbali, vendimi i shkarkimit është dhënë pas këmbënguljes së Ministrit të Drejtësisë dhe kryetarit të KLD se mosmarrja e masave konkrete do t’i dënonte në sytë e opinionit publik.”
Shkarkimi i i Guximtar Boçit, u vendos pas disa fakteve të bëra publike në media, ku ai akuzohej për afera seksuale dhe korrupsion pasiv.

Kërkesa e gjyqtarit të Gjirokastrës për rikthimin në detyrë, vjen në kohën kur hetimet nuk kanë konkluduar në favor të kërkesës së shtetases R.I. duke rrëzuar kështu shkakun e pezullimit të ish- kryegjyqtarit. Ndërsa çështja penale është pushuar dhe ankimimet ndaj vendmit janë pezulluar me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Ish-gjyqtari Boçi ka drejtuar kërkesa në mënyrë të përsëritur në KLD-së, duke kërkuar rikthimin në detyrë.

Kërkesat e tij nuk janë marrë në shqyrtim. Kërkesa e parë është drejtuar në datën 9 qershor 2017, ndërsa e fundit që i drejtohet organit të ri KLGJ-së mban datën 20 dhjetor 2018.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Icardi është për të ardhur keq, fajin e ka...”/ "Shpërthen" sërish motra e yllit "Zikaltër"
Previous article “Interi më dërgoi në mal tek një magjistar…”, rrëfen Shaqiri periudhën e tij në Serie A

F.autor

Postime të ngjashme

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi Aktualitet

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës Aktualitet

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT