Një ditë pas aksidentit të rëndë ku mbetën dy gra të vdekura si pasojë e përplasjes nga një makinë që drejtohej nga një 22-vjeçar, gazetari i Panorama, Leonidha Musaj bën publike fotot e dy viktimave të këtij aksidenti tragjik.
Ndërkohë polica në njoftimin e saj për mediat bën me dije se është shoqëruar menjëherë pas ngjarjes shoferi dhe po punohet për zbardhjen e dinamikës së përplasjes.
Po ashtu sot banorë të kësaj rruge kanë dalë në protestë dhe kërkojnë që institucionet të ndërhyjnë dhe ta plotësojnë me sinjalistikë, pasi është shumë e rrezikshme.
Ata shprehen se ndjehen të frikësuar kur kalojnë në rrugë, pasi kohët e fundit kanë ndodhur shumë aksidente.




