• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SUPER GRABITJA E BIZNESMENIT NË DURRËS/ Detajet e REJA: Policia dyshon se autorët janë…
Home
Breaking News

SUPER GRABITJA E BIZNESMENIT NË DURRËS/ Detajet e REJA: Policia dyshon se autorët janë…

13 January, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Elton Kelmendi u grabit dje në Durrës, ndërkohë që djali i tij u mor peng nga grabitësit. 9 të shoqëruar për grabitjen e djeshme, të cilët janë marrë në pyetje dhe janë liruar. Grabitja e djeshme, e dyta brenda 1 muaji në Durrës, pas grabitjes së 7.5 mln lekëve në Shkozet. Ende asnjë i arrestuar për të dyja ngjarjet. Policia dyshon se është i njëjti grup që pasi bën grabitjet largohet nga Durrësi.

 Biznesmeni Kelmendi, që merret me transport mallrash u grabit mbrëmjen e djeshme në Durrës, në afërsi të Gjykatës së Apelit. Burime  sqarojnë se ngjarja e djeshme është kryer nga i njëjti grup që ka kryer edhe grabitjen e një muaji më parë në Shkozet, ku u vodhën rreth 7.5 milionë lekë të reja nga një makinë e cila po transportonte paratë e Drejtorisë së Patentave.

Mësohet se në komisariatin e Durrësit kanë mbërritur specialistë nga Tirana dhe njësi të Forcave Speciale që kanë shoqëruar 9 persona. Pasi janë marrë në pyetje, ata janë lënë të lirë, ndërkohë që nuk ka asnjë gjurmë të grabitësve. Policia dyshon se grupi i grabitësve nuk është nga Durrësi, por shkon në qytetin bregdetar për të kryer grabitjet dhe më pas largohen duke vështirësuar zbulimin e tyre.

Elton Kelmendi, biznesmeni që u grabit në Durrës

Ditën e djeshme, biznesmeni Elton Kelmendi, u lidh bashkë me gruan e tij, ndërkohë që për disa minuta 3 autorët e grabitjes i morën peng djali dhe e kërcënuan që të tregonte për vendin se ku ishin fshehur paratë. 3 grabitësit arritën të merrnin afro 11 mijë euro. Ende nuk ka asnjë të arrestuar si për ngjarjen e një muaji qoftë edhe për grabitjen e djeshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PARALIZOHET" EUROPA/ Reshjet e borës shkaktojnë kaos, rritet numri i viktimave
Previous article TRAFIK DROGE DHE ARMËSH NË ITALI/ 5 vëllezërit Sallaku rikthehen në burg, 2 gratë në arrest shtëpie.Si doli zbuluar familja nga përgjimet

k.autor

Postime të ngjashme

TENTUAN TË VRISNIN DY PERSONA NË BERAT/ Arrestohet 36-vjeçari, vëllai i tij ende në kërkim Aktualitet

TENTUAN TË VRISNIN DY PERSONA NË BERAT/ Arrestohet 36-vjeçari, vëllai i tij ende në kërkim

DOSJA HETIMORE E SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin Aktualitet

DOSJA HETIMORE E SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

SIGURUAN KUSHTE PËR TË VRARË ERVIS MARTINAJN DHE ERIGERS MIHASIN/ SPAK jep pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin Aktualitet

SIGURUAN KUSHTE PËR TË VRARË ERVIS MARTINAJN DHE ERIGERS MIHASIN/ SPAK jep pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT