• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇFARË PO NDODH ME HETIMET PËR TAHIRIN/ Tre mundësitë e DOSJES dhe kërkesa që… (VIDEO)
Home
Aktualitet
Drejtësi

ÇFARË PO NDODH ME HETIMET PËR TAHIRIN/ Tre mundësitë e DOSJES dhe kërkesa që… (VIDEO)

12 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Fillimi i javës së ardhshme pritet të jetë deçiziv për fatin e dosjes hetimore ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit. Grupi i prokurorëve të krimeve të rënda që ka në dorë këtë dosje prej më shumë se 16 muajsh do të mblidhet para të mërkurës së 17 Janarit, ditë kur përfundojnë afatet hetimit. Hetuesve deri tani u janë dashur të shtyjnë afatët e hetimeve 4 herë për shkak të vonesave të përgjigjeve të mbërritura me letër-porosi nga Italia, Greqia e Mali i Zi si dhe hetimit pasuror që po kryhet.

Por kjo herë pritet të jetë e rëndësishme për hetimin edhe për shkak se dosja e grupit të Habilajve u mbyll nga prokuroria dhe u dërgua për gjykim. Prokuroria e Krimeve të Rënda po e heton ish-ministrin e Brendshëm pikërisht për lidhjet me këtë grup, duke ngritur për të akuzat e korrupsionit dhe trafikut të drogës. Sipas akuzës, Tahiri dyshohet se ka favorizuar  grupin e Habilajve në trafikun e kanabisit në kohën kur ishte ministër. Por çuditërisht emri i Saimir Tahirit nuk ishte në listën e 9 personave që u dërguan në gjyq në fillim të kësaj javë, duke veçuar hetimin për të. Por grupi hetimor ka në tavolinë tre opsione se çfarë do të ndodhë me këtë dosje.

I pari është zgjatja e afateve hetimore për shkak se duhet të kryehen edhe disa veprime të tjera. Opsioni i dytë është dërgimi në gjyq i dosjes dhe mundësia e tretë është pushimi i saj për shkak të pamundësisë për të lidhur ish-ministrin me grupin e Habilajve. Saimir Tahiri për lidhjet me këtë grup u hetua edhe nga autoritetet italiane. Prokuroria e Antimafias së Katanias në 15 Mars të vitit të kaluar i kërkoi gjykatës pushimin e hetimeve ndaj ish-ministrit, pasi nuk gjeti asnjë provë që e lidhte atë me grupin e Habilajve. Kërkesa u miratua nga gjykata dhe ky vendim pushimi është bërë pjesë e dosjes hetimore në Shqipëri, pasi u dorëzua si provë nga vetë Saimir Tahiri. /TvKlan

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK MJAFTON..."/ AKU: Dënim për tregtarët që manipulojnë të dhënat e produkteve
Previous article MBYLLEN WEBSITET QË.../ AKEP urdhëron bllokimin e adresave që ofrojnë baste on-line

F.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI NË ELBASAN/ Dyshohet se objektivi ishte nipi i ‘Ot Kilës’, merret në pyetje! Autori i maskuar me paruke Aktualitet

ATENTATI NË ELBASAN/ Dyshohet se objektivi ishte nipi i ‘Ot Kilës’, merret në pyetje! Autori i maskuar me paruke

“AJO DHE FËMIJËT ME MAKINA LUKSI”/ Bashkëshorti i Elisabeta Matajt kallëzon ish-shefen e financës të Postës Shqiptare në Durrës: 60 mijë lekë rrogë kishte, ku i gjeti paratë? Aktualitet

“AJO DHE FËMIJËT ME MAKINA LUKSI”/ Bashkëshorti i Elisabeta Matajt kallëzon ish-shefen e financës të Postës Shqiptare në Durrës: 60 mijë lekë rrogë kishte, ku i gjeti paratë?

ATENTATI NË ELBASAN/ Zbardhet dëshmia e të plagosurve: S’kemi konflikte! Pistë hetimi edhe mundësia që autori të ketë ngatërruar shënjestër Aktualitet

ATENTATI NË ELBASAN/ Zbardhet dëshmia e të plagosurve: S’kemi konflikte! Pistë hetimi edhe mundësia që autori të ketë ngatërruar shënjestër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT