Një 19 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia hekurudhore pasi ju gjet një armë zjarri dhe sende të forta.
Sipas mediave italiane, shqiptari i cili udhëtonte në trenin nga Arezzo për në Firenze u pikas nga një polic pasi vuri re një objekt të ngjashëm me një pistoletë gjysëm automatike.
Polici menjëherë njoftoi përforcime dhe menjëherë pasi treni ndaloi në stacionin Santa Maria Novella në Firence, policia hekurudhore kontrolloi 19 vjeçarin duke i gjetur të fshehura në trup një pistoletë, thikë 18 cm të gjatë dhe shkop hekuri 54 centimetër.