• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAGJIKE/ Dëbora shembi karburantin. 53 vjeçari që vdiq nën rrënoja, baba i dy fëmijëve
Home
Aktualitet
Kronikë

TRAGJIKE/ Dëbora shembi karburantin. 53 vjeçari që vdiq nën rrënoja, baba i dy fëmijëve

11 January, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Reshjet e dendura të dëborës gjatë dy ditëve të fundit kanë bërë që struktura metalike e pikës së karburantit të kompanisë “Gega Oil” të shembet.

Pas rrëzimit është shkaktuar dhe zjarr, duke bërë që një prej punonjësve ta kishte të pamundur të dilte. Viktimë mbeti Tonin Loci, 52 vjeç, banues në Shkodër dhe baba i dy fëmijëve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 dhe dyshohet se shkak ka qenë rëndesa e dëborës në çati.

Një gjë e tillë përforcohet nga fakti se një incident i ngjashëm ka ndodhur me një tjetër pikë karburanti të së njëjtës firmë po në Shkodër, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i fermentimit”, ku në këtë rast nuk ka pasur asnjë person të lënduar. Shkaku mbetet ende në kuadër të dyshimeve, pasi do të jenë hetimet e Policisë dhe Prokurorisë së Shkodrës që do të përcaktojnë shkakun e incidentit që i mori jetën 52- vjeçarit Loci.

Pas shembjes së strukturës metalike, Policisë dhe forcave zjarrfikëse u është dashur disa orë për të nxjerrë trupin nga rrënojat. Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, forcat e Policisë vendosën perimetër sigurie për të shmangur ndonjë incident tjetër.

“Më datë 10.01.2019, ora 17:10, është shembur një karburant në hyrje të Shkodrës e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi T. L., 53 vjeç. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e MNZ. Shërbimet e Policisë po punojnë për nxjerrjen e trupit të viktimës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu, në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i fermentimit’ është shembur një tjetër karburant i po së njëjës kompani. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar. Policia po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje”, bëhet e ditur nga Policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ISHTE NJË AKSIDENT"/ Pedofili rrëfehet për VRASJEN e "Princeshës së Bukurisë" 23 vite më parë (FOTO)
Previous article MOS DEKRETIMI I CAKAJT/ Rama i përgjigjet Metës me ironi: Do i ketë vjedhur Doktorresha e Shkencave passwordin e faqes zyrtare

F.autor

Postime të ngjashme

LËVIZTE ME ARMËN PLOT/ Arrestohet 31-vjeçari, i sekuestrohet pistoleta dhe 14 fishekë Aktualitet

LËVIZTE ME ARMËN PLOT/ Arrestohet 31-vjeçari, i sekuestrohet pistoleta dhe 14 fishekë

E SHPËRNDARË NË 150 FAMILJET MË TË PASURA/ Vila 17 milionë euro në PALASË, çfarë thotë Kris Maranda Aktualitet

E SHPËRNDARË NË 150 FAMILJET MË TË PASURA/ Vila 17 milionë euro në PALASË, çfarë thotë Kris Maranda

TMERR NË VLORË/ 43-vjeçari godet me sëpatë në kokë të moshuarën, i vjedh paratë dhe e përdhunon Aktualitet

TMERR NË VLORË/ 43-vjeçari godet me sëpatë në kokë të moshuarën, i vjedh paratë dhe e përdhunon

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT