Arrestohet nga agjentet federate te emigracionit dhe doganave nje shqiptar, qe jetonte dhe punonte ne SHBA. Mediat e huaja shkruajne se behet fjale per shqiptarin 36-vjecar, Aleks Gole, i cili punonte si kuzhinier në restorantin “Patisserie Lenox”, në Great Barrington dhe jetonte në një apartament në qendër të qytetit.
Arrestimi i tij eshte bere te marten, por ende nuk ka te dhena zyrtare lidhur me motivin qe e ka cuar ate ne pranga. Nje i njohur i shqiptarit qe nuk ka pranuar te identifikohet konfirmon gjithashtu arrestimin e tij.
Mesohet se shqiptari ka qene me heret i arrestuar per perdhunimin e nje gruaje 36 vjecare, por pasi ceshtja shkoi ne gjykate ai u shpall i pafajshem. Akuza ishte ngritur ne vitin 2017 dhe pasi doli pa faj, ai pohoi se nuk kishte me asnje kontakt me ate femer.
AlpeNews.al ka siguruar foto e kushinierit shqiptar:
/AlpeNews.al





