• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“VRAU KUNATIN E TIJ”/ 38-vjeçari kapet në Itali. Ishte fshehur pas kaq… EMRI
Home
Breaking News

“VRAU KUNATIN E TIJ”/ 38-vjeçari kapet në Itali. Ishte fshehur pas kaq… EMRI

10 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dritan Karaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtare për vrasjen e kunatit të ndodhur në vitin 2004 në Fushë-Krujë, është vënë në pranga në Itali.

Karaj, bënë me dije burime zyrtare nga Policia e shtetit, u ndalua falë një aksioni të përbashkët mes policia shqiptare dhe asaj italiane.

“Si rezultat i bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me Policinë italiane, shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe Interpol Romës u lokalizua vendndodhja në Bergamo, Itali dhe më pas u kap e arrestua shtetasi Dritan Karaj, 38 vjeç, nga Kruja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar”, njoftoi Policia.

Krimet

Arrestimi i tij, shtuan të tënjtat burime, u bë pasi Gjykata për Krime të Rënda Tiranë me vendimin e datës 8 korrik 2004, e ka dënuar me 19 vjet burgim për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Heqja e paligjshme e lirisë” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Vetëgjyqësi, kryer në bashkëpunim”.

Në Fushë-Krujë, në 11 mars 2004, i pandehuri Dritan Karaj ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij dhe është larguar nga vendngjarja.

Gjatë periudhës që Karaj qëndronte i fshehur, së bashku me një shtetas tjetër i kanë hequr padrejtësisht lirinë për qëllim përfitimi të një shume prej 7 mijë eurosh, shtetasit E.T. Për këto vepra penale i pandehuri është hetuar e gjykuar në mungesë dhe është deklaruar fajtor duke u dënuar me vendim të formës së prerë.

Kapja dhe arrestimi i tij në Itali u bë me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, ku do të vuajë dënimin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MUA TË GJITHË MË LUTEN, TË Q..."/ Arrestimi i gjyqtarit pas skandalit, pritet pezullimi nga KLGJ
Previous article BORA "PUSHTON" SHQIPËRINË/ Autobusi me pasagjerë del nga rruga në Shkodër (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar Breaking News

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar

"USHTARËT ZËVËNDËSOHEN..."/ Brenda institucioneve, drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Belinda Ballukun: Nëse je mikesha e shefes… Aktualitet

"USHTARËT ZËVËNDËSOHEN..."/ Brenda institucioneve, drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Belinda Ballukun: Nëse je mikesha e shefes…

ZJARRI PËRFSHIN SIPËRFAQEN ME BIMËSI NË NOVOSELË/ Era favorizon përhapjen e flakëve Aktualitet

ZJARRI PËRFSHIN SIPËRFAQEN ME BIMËSI NË NOVOSELË/ Era favorizon përhapjen e flakëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT