“Moda ndryshon, por stili ngelet”, thotë Saint Laurent. Pikërisht për këtë do flasim sot, si ka ndryshuar moda gjatë 40 viteve të fundit. Por nuk do flasim për Parisin dhe Milanon. Sot në fokus do kemi modën e Shqipërisë së viteve ’80. Ka qenë një zbulim për mua të shoh se jakat e mëdha ishin mjaft të përhapura edhe këtu tek ne rreth atyre viteve. Sigurisht që këtë sezon janë kryefjalë në editorialet e modës së revistave më prestigjoze, por jo vetëm kaq. Nëse ishim mësuar që pardesynë Burrberry ta shihnim vetëm në Britani ose Paris, ja që ky qe një tjetër zbulim, t`i shihja në Tiranë. Mund të mendoni se nëpër filma lejohej pak më tepër modë se sa në rrugë, por mendoj se edhe streetstyle nuk ka qenë aq ndryshe.
Konkretisht cilat trende ekzistonin në Shqipëri në vitet ’80?
- Pallto tartan
Dizajnerat e kanë rikthyer këtë vit në gardërobën e secilit, por ja si e vishnin në Shqipëri të njëjtin stil.
- Pardesy camel oversize
Nëse e gjeni rastësisht në dollapin e mamasë apo gjysheve, rrëmbejeni!
- Fund me bel të lartë dhe këmishë me jakë të lidhur
Kjo i përket gardërobës kapsulë në fakt, ndaj s`kishte si të ndodhte ndryshe.
- Pallto/pardesy me jakë oversize
Balenciaga do na e kishte zili.
- Syze optike oversize
Fashionistet i kanë me patjetër këtë sezon.
- Supe të theksuara
Pamë nëpër pasarela mjaft krijime të dizajnerave të ndryshëm, të cilët na sollën “krahët e Engjëllit”, siç thotë Alber Elbaz, ish-dizajneri i Lanvin.








