• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DO TË RRËZONTE REGJIMIN E ENVER HOXHËS/ Si u vra në pabesi Alush Lleshanaku
Home
Dossier

DO TË RRËZONTE REGJIMIN E ENVER HOXHËS/ Si u vra në pabesi Alush Lleshanaku

8 January, 2019 F.autor Dossier

68 vjet më parë, me 24 dhjetor 1950, në përpjekje të vahzdueshme për të rrëzuar regjimin gjakatar të enver hoxhës u vra pabesisht Alush Lleshanaku, luftëtar i lirisë i trajnuar nga aleatët menjëherë pas Luftës.

Prof. Lleshanaku ishte nga grupet parashutiste të Blokut Kombëtar Indipendent që u formua në Itali, nga Gjomarkajt, dr. Ismail Verlaci dhe Ernest Koliqi.

Ishte i pari i grupit të Elbasanit’ (që bashkë me ato të Shkodrës, Kurbinit dhe Mirditës) u lëshuan sistematikisht me parashutë që nga 1949. Qëllimi i këtyre misioneve ishte destabilizimi i regjimit komunist për ta shkëputë Shqipërinë nga orbita e Moskës.

Alush Lleshanaku është njërit prej luftëtarëve më të spikatur  të qëndresës antikomuniste kundër regjimit komunist.  Historia e tij nis që nga dhjetori i vitit 1944, kur ai u largua i plagosur nga Shqipëria. Por më pas erdhi disa herë për të organizuar qëndresën antikomuniste.

Alush Lleshanaku së bashku me desantët Abedin Cango (nga Shambërdhenj i Gramshit), Halil Hoxha (nga Tunja e Gramshit), Rexhep Kasa (nga Polisi i Elbasanit) dhe Zenel Cana (nga Dragoti) u desantua nga Blloku Kombëtar Indipendent më 22 shkurt 1950 në malet e Mirditës, ku duhej të takohej me grupin tjetër të Gjon Markut. Misioni i Alush Lleshanikut ishte vetëm informativ. Për fat të keq, grupi ra pre e tradhtisë.

Abedin Cango dhe Halil Hoxha u vranë të spiunuar pak muaj pas desantimit në zonën e Gramshit. Zenel Cana u arrestua dhe më vonë u dënua me 15 vjet burgim.

Alushi nga shkurti deri në dhjetor 1950 lëvizi midis Mirditës dhe Elbasanit. Rihyri në Elbasan në fillim të dhjetorit. Më 24 dhjetor 1950 ai kishte lënë takim me një mikun e tij në një shtëpi përballë sportit të vjetër në Elbasan, afër mullirit të Gani Bungës. Pas shumë mëdyshjesh dhe presionesh, miku e shiti. Grupi operativ u vendos në shtëpinë e kurthit. Aty, grupi operativ i MPB-s i frikësuar nga prania e tij i bëri thirrje të dorëzohej. Alushi u vendos në dhomën e miqve të shtëpisë. Në këtë çast 10 automatikë u drejtuan drejt tij. Njëri nga grupi, Ilo Stojko, duke pasur frikë se mos ndoshta Alushi merrte armën, e qëllon dhe e vret.

Për të mos u zbuluar se ngjarja ndodhi në shtëpinë ku u bë takimi, Sigurimi organizoi një legjendim (quhet përhapja e një lajmi të rremë). Trupin e Alushit e balsamosën në Tiranë dhe disa ditë me vonë e sollën në urën e Paprit ku improvizuan një beteje. Pas njoftimit në gazetën “Zëri i Popullit” se gjoja ai u vra në këtë betejë, trupin e Alushit e sollën në qendër të Elbasanit ku e ekspozuan përpara popullit (fotoja bashkëlidhur).

I fundit i grupit të Alushit, Rexhep Kasa, u vra heroikisht në fshatin Godolesh sepse nuk pranoi të dorëzohej. Disa procese gjyqësore u organizuan kundër miqve të Alushit (3 prej të cilëve me vdekje).

Fat të keq patën në vitet vijuese ata që i morën jetën Alushit. Bashkëpunëtori i parë (i shpërblyer për vrasjen me një thes me misër) u paralizua dhe vdiq mes vuajtjesh. I dyti, i ri në moshë, u burgos për vjedhje, pak javë pas vrasjes së Alushit. I treti, personi që kreu vrasjen, duke qenë drejtor në burgun e Shkodrës, vrau veten në vitin 1957 i akuzuar për vjedhjen e parave të të burgosurve.

Viti 1950, grupi parashutisteve shqiptare te B.K.I-se. Shtatë prej tyre ranë dëshmorë gjatë misionit të tyre kundër komunistëve në Shqipëri.(Kujto.al)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRTHEJNË ME KRITIKAT/ Tifozët komentojnë për veshjet identike të Tottenham dhe Chelseat
Previous article VAJZA VËMËNDJE! Këta meshkuj tradhtojnë më shumë, nuk janë ata që mendoni ju!

F.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë... Dossier

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë...

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë? Dossier

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë?

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste... Dossier

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT