• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SITA” E VETTINGUT/ Shkarkohet edhe kreu i Gjykatës së Shkodrës: I përfshirë në afera korruptive
Home
Aktualitet
Drejtësi

“SITA” E VETTINGUT/ Shkarkohet edhe kreu i Gjykatës së Shkodrës: I përfshirë në afera korruptive

8 January, 2019 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Pas kreu të Gjykatës së Sarandës dhe kreu i Gjykatës së Shkodrës është shkarkuar nga komisioni i vettingut.  Trupa e komisionerëve e përbërë nga Fildes Shuli, Etleda Çiftja dhe Roland Ilia, morën vendim për të nxjerr jashtë sistemit të drejtësisë Arben Zefin. Raporti i ILDKPKI-së, ndërkohë, thotë se ka deklarim të saktë, burime financiare të ligjshme dhe nuk ka fshehje apo deklarim të rremë. Por në deklaratat e vettingut nuk është dhënë vlera e mjeteve të disponuara prej tij. Gjithashtu, subjekti nuk ka deklaruar dhënien e shumës prej 50 mijë eurosh një shoqërie dhe përfitimin e pasurive të paluajtshme prej saj.

KPK konstaton se subjekti ka deklarim të pamjaftueshëm lidhur me shoqërinë tregtare SMO. Ai ka qenë në konflikt interesi, pasi ka shqyrtuar një padi të shoqërisë SMO teksa ishte në marrëdhënie kontraktore me të. KPK ka verifikuar gjithashtu se subjekti Arben Zefi ka kontakte të papërshtatshme dhe është përfshirë në afera korruptive.

Edhe raporti i DSIK-së thotë se disponohen të dhënat ku subjekti përfshihet në korrupsion pasiv si gjyqtar në disa procese në Shkodër, si dhe ka kontakte me persona të papërshtatshëm. Ai dyshohet se është përfshirë në përpjekjen e lirimit të një personi kundrejt një shume financiare. DSIK-ja vlerëson në fund se ai është i papërshtatshëm për sistemin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRQAFIMET E TRAJNERIT NUK MUNGOJNË/ Klopp "zhduk" Shaqirin brenda xhupit, ja VIDEO që po “çmend” rrjetin
Previous article 20 VJETORI I LUFTËS/ Thaçi shpall 2019-ën vit të NATO-s në Kosovë

F.autor

Postime të ngjashme

I ÇONTE MESAZHE SEKSUALE 13-VJEÇARES/ Arrestohet mësuesi në Lushnjë Aktualitet

I ÇONTE MESAZHE SEKSUALE 13-VJEÇARES/ Arrestohet mësuesi në Lushnjë

MBI 500 MILIONË DOLLARË NË PRONA DHE 2 MIJË TRANSAKSIONE/ Kris Maranda zbulon sekretin e suksesit si shqiptari nr.1 i real estate në botë Aktualitet

MBI 500 MILIONË DOLLARË NË PRONA DHE 2 MIJË TRANSAKSIONE/ Kris Maranda zbulon sekretin e suksesit si shqiptari nr.1 i real estate në botë

DETAJE NGA ARRESTIMI ME 100 MIJË EURO/ Paratë iu kërkuan Armand Dukës, mashtruesit u prezantuan në Signal si Taulant Balla Aktualitet

DETAJE NGA ARRESTIMI ME 100 MIJË EURO/ Paratë iu kërkuan Armand Dukës, mashtruesit u prezantuan në Signal si Taulant Balla

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT