Historia e Muzafere Sela, 25 vjeç, është bërë sot pjesë e emisionit “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti. 25-vjeçarja ka qenë prezente së bashku me 2 femijët e saj të vegjël kur kunati ka ekzekutuar 2 prindërit e tij me automatik në Peshkopi.
Në emision ajo ka rrëfyer edhe momentet e masakrës, ku ajo burrri dhe vajza e saj e vogël ishin dëshmitare. Muzaferja tha se Qemali filloi të bëhej agresiv për gjëra të vogla, në momentin që u kthye nga Anglia.
“Kam vuajtur shumë 10 vjet. Martesa u lidh jo me dëshirë. Vjehrri nuk është se bënim muhabet, ai bënte muhabet vetëm me vjehrrën. Nuk e dinim që ishte i sëmurë. Kishte 6 vite pa ardhur. Atë ditë kur ka shkuar vjehrri. Më tha vjehrra, sot do vijë djali nga Anglia dhe ishte shumë e gëzuar.
Kur Qemali ka zbritur me avion tjetër,vjehrri ka qenë duke e pritur në aeroport. Ai ka marrë avion tjetër, ka marrë taksi për në Peshkopi. Në çehre ishte i zverdhur, në krah kishte një shenjë. Pyeti për mua, pyeti për fëmijët. Nga ora 10 e gjysmë vjen vjehrri. Flemë gjumë, deri në 12 kur kemi qenë me atë nuk kemi dëgjuar asnjë debat. Ata kanë fjetur në kat të parë ne në kat të dytë. Dëgjuam se kanë debatuar në orën 2 të natës, ne nuk e kemi dëgjuar vetë, e kemi lexuar vetëëm në media.
I blejmë rroba, thotë ç’është kjo bluzë e bardhë bëhet agresiv. I thotë kunati do shoh fotot dhe bëhet agresiv. Marrim vjehrrin se Qemali është bërë shumë agresiv. Sa ka ardhur vjehrri e ka qëlluar, më pas ka qëlluar edhe vjehrrën. Ka marrë vajzën ka hypur në kat të dytë. Kam patur marrëdhënie të shkëlqyer me vjehrrën. Pasi e qëlloi, e kthej vjehrrën ishte mirë. Në praninë time vjen Qemali dhe e godet në zemër.Më ka thënë s’kam punë me ty. Isha me dy kufoma. Për gjashtë vjet që ka ndejtur Qemali ka qenë mirë. Në Angli e kanë kapur në kamp dhe e kanë kthyer. Ka qëndruar 2-3 muaj atje. Bashkëshorti ka marrë vajzën dhe është ngjitur në katin e dytë”, u shpreh nusja në emision.
***
Pavarësisht situatës së rëndë që i është dashur të përballojë ajo dhe burri i saj pas vrasjes së vjehrrit dhe vjehrrës nga kunati i tyre i kthyer nga Anglia, si duket problemet në atë familje nuk janë mbyllur.
Muzafere Sela, 25 vjeç, në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ka treguar sesi dajat e bashkëshortit e kërcënojnë dhe po e ndajnë nga burri.
Ata duan ta ndajnë nga nusja. Para një muaji e nxorën djalin e shtëpisë, nusen dhe 2 fëmijët nga shtëpia me qëllim se u kanë ndarë pasurine. Të frikesuar dhe të stresuar u strehuan në shtëpine e babait të nuses se nuk kishin ku te shkonin. Dhe aty nuk i linin rehat. Ata mësuan vajzën e të ndjerëve që ta ngacmoj nusen. Ajo iku nga shtëpia për një javë dhe shkoi tek xhaxhallarët e vet me arsye sikur e rrihte nusja gjë që nuk është e vërtet. U aksidentua vet qëllimisht dhe denoncoi nusen.
Problemi i momentit është se vëllezerit e gruas që vdiq domethëne dajat e të arrestuarit pa asnjë lloj justifikimi apo fakti të llogjikshëm po shqetësojne djalin e madh me nuse dhe prindërit e nuses.
U bën gati 2 muaj që dy vellezerit e të ndjerës kanë dhunuar babain e nuses së nipit por edhe nipin dhe i kanë bërë presion dhe vazhdojnë t’u bëjnë presion që do iu vrasim dhe do e ndajmë nusen nga dhëndri do vrasim dhe fëmijet e vegjël dhe babai i nuses kishte frike t’i denonconte dajat se kishte frike mos i bënin gjë fëmijëve. Pasi është shtyrë nga të afërmit ka denoncuar vet djali, por asnjë masë nga policia e Peshkopisë!
Nusja është e semurë, ka dy fëmijë të vegjël, kaloi gjithë atë tmerr kur i vranë vjehrrin e vjehrrën para syve, por edhe bashkëshorti që humbi prinderit ka kaluar në depresion nga dajat.
Nga ana tjetër, daja e djalit në lidhje telefonike ka hedhur akuza ndaj gruas dhe nënën e saj se i kanë dhënë një pije që e ka trullosur djalin e tij.
“Atë vendim e ka marrë nipi nuk është vendimi im. Doja që familja të shkonte mirë pas tragjedisë, por nuk ndodhi ashtu siç duhet.
Duke e përdorur nipin tim, mirëbesimin e nipit tim kanë marrë lekët e shpisë dhe kanë rregulluar shtëpinë në fshat të prindërve të saj. Më merr në telefon kjo dhe më thotë hajde se Floriani është sëmurë. Dhe kur shkoj atje, nipi nuk ishte në gjende të mirë. Ka dalë Floriani prej shpie ka cuar fëmijët në shkollë, kur është kthyer nuk është kthyer mirë dhe pa lek. Nipi më ka thënë se më ka dhënë nëna e nuses një gotë me qumësht dhe nuk mbaj mend se çfarë më ka ndodhur.
Ka marrë një mjekim dhe nuk është më në Shkodër. Një javë ka ndejt”, u shpreh daja.



