Që SHBA është duke udhëhequr zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, ky nuk është një lajm i ri. Në punën për ngritjen e këtij sistemi të ri, ka dy lajme pozitive:
E para, Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi garën për anëtarët e Prokurorisë speciale, (SPAK) e cila së bashku me Gjykatën speciale do ketë si objektiv korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar. Prokuroria speciale do përbëhet nga 15 anëtarë, të cilët do plotësojnë një sërë kriteresh strikte.
E dyta, “Zëri i Amerikës” tha se me ngritjen e Prokurorisë dhe Gjykatës speciale, hapet dhe rruga për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), e cila do të funksionojë sipas modelit të FBI-së amerikane.
Pra tani ka edhe një FBI Amerikane dhe një FBI Albaneze. Nga dy kamberë në një derë, tani do kemi dy FBI në një dorë!
/AlpeNews.al


