• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
THIRRJET PËR BOJKOT/ Xhamia në Londër anulon ekspozitën për shqiptarët që ndihmuan hebrenjtë gjatë Holokaustit
Home
Dossier

THIRRJET PËR BOJKOT/ Xhamia në Londër anulon ekspozitën për shqiptarët që ndihmuan hebrenjtë gjatë Holokaustit

7 January, 2019 F.autor Dossier

Pas protestave nga muslimanët, një xhami në Londër anuloi planet për të organizuar një ekspozitë mbi shqiptarët muslimanë që shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit.

Qendra për Kuptimin Islamik në Golders Green, e cila nuk tha pse e anuloi ngjarjen, të dielën do të mbante një ekspozitë për shqiptarët muslimanë që shpëtuan hebrenjtë.

Qendra e braktisi planin pasi disa muslimanë protestuan lidhjen e ngjarjes së planifikuar me Yad Vashem, muzeun e Holokaustit në Izrael, njoftoi të premten Jewish News.

Thirrjet për bojkot u drejtuan nga Roshan Salih, redaktor i faqes së lajmeve të myslimanëve britanikë, 5 Pillars.

“Përkujtimet kurrë nuk duhet të bëhen në lidhje me shtypësit izraelitë apo mbështetësit e tyre”, tha ai. Si përgjigje ndaj anulimit, ai shkroi se xhamia “duhet të lavdërohet që iu përgjigj shqetësimeve të komunitetit”.

Çifutët që ndihmuan udhëheqësit e komunitetit në xhami për të ngritur ekspozitën kishin thënë para anulimit se ata e shihnin ngjarjen si një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet hebreje-muslimane në Golders Green, që është një nga zonat me popullatën më të madhe hebraike në Mbretërinë e Bashkuar.

Është “jashtëzakonisht e rëndësishme të kujtojmë se komunitetet hebraike dhe muslimane historikisht gjithmonë kanë mbështetur njëri-tjetrin dhe gjithmonë do të vazhdojnë ta bëjnë këtë”, tha për Jewish News Rabini Natan Levy, kreu i operacioneve në Forumet e Besimit për Londrën, i cili ndihmoi në organizimin e ngjarjes tashmë të anuluar.

“Duke shpenzuar më shumë kohë së bashku dhe duke kërkuar të kuptojmë ngjashmëritë tona dhe të vlerësojmë dallimet tona ne mund të sigurojmë një front të bashkuar kundër urrejtjes,” shtoi ai.

Foto: Një eskortë e armatosur e misionit ushtarak britanik në Shqipëri në një foto pa datë. Shumica e tyre kanë luftuar që nga zbarkimi i italianëve në vitin 1939. (shqipëroi K.V, gazeta “TemA”)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E KAPUR NGA RAMA"/ LSI nuk ndalet me sulmet: KLP është me integritet të ulët
Previous article “EKZEKUTUESIT” E SERIA A/ Dy shqiptarë “BËJNË LIGJIN” me faullet e shkaktuara

F.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit 1969: Ali Kelmendi në Gjirokastër u takua me shokun Enver, tek i cili shihte një marksist-leninist të vendosur dhe të pjekur... Dossier

DOSSIER/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit 1969: Ali Kelmendi në Gjirokastër u takua me shokun Enver, tek i cili shihte një marksist-leninist të vendosur dhe të pjekur...

DOSSIER/ Dokumentet sekrete të CIA-s: Balluku ishte i paaftë t’u jepte një përgjigje delegatëve, prandaj telefonoi Enver Hoxhën e Mehmet Shehun dhe u tha të ktheheshin menjëherë në Tiranë, pasi… Dossier

DOSSIER/ Dokumentet sekrete të CIA-s: Balluku ishte i paaftë t’u jepte një përgjigje delegatëve, prandaj telefonoi Enver Hoxhën e Mehmet Shehun dhe u tha të ktheheshin menjëherë në Tiranë, pasi…

DOSSIER/ "Dua të shumëfishoj rrugët turistike dhe hotelet e vogla…” Intervista e panjohur e Mbretit Zog për gazetën franceze në 1935 Dossier

DOSSIER/ "Dua të shumëfishoj rrugët turistike dhe hotelet e vogla…” Intervista e panjohur e Mbretit Zog për gazetën franceze në 1935

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT