• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENTI ME DY VIKTIMA NË FIER/ Ja gjendja e 5 të plagosurve, 1 rëndë
Home
Breaking News

AKSIDENTI ME DY VIKTIMA NË FIER/ Ja gjendja e 5 të plagosurve, 1 rëndë

7 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbulohet gjendja shëndetësore e 5 personave që mbetën të plagosur nga aksidenti tragjik i mbrëmjes së kaluar në  autostradën Levan-Tepelenë, pranë fshatit Varibob.

Nga aksidenti humbën jetën dy persona dhe 5 të tjerë u plagosën, disa prej të cilëve janë transferuar për në Tiranë, pasi ndodhen në gjendje të rëndë.

I plagosuri Jorgo Meraj po transferohet në gjendje të rëndë shëndetësore për në Tiranë. Të plagosurit Haxhi Lamaj dhe Agron Cecollari  ndodhen në reaminacion jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, Sokol Dhima ka dalë nga spitali pasi ka paraqitur parametra jetësor normal pas ndihmës se marrë, ndërsa aktualisht në pavion është Menyre Lamaj.

Sipas policisë, fillimisht në këtë ngjarje të rëndë një mjet ka përplasur një këmbësor dhe njerëzit e zonës dhe pasagjerë të tjerë kanë ndaluar për t’i dhënë ndihmën e parë të aksidentuarit, por një makinë e tipit “Opel” është futur në parakalim duke marrë përpara edhe persona të tjerë.

Viktimat:
1- Fetah Shahja 64 vjeç, banues në Tiranë
2- Durim Lamaj 55 vjeç, banues në Vjosë, Fier

Të plagosurit: 
1-Haxhi Lamaj
2-Mynyre Lamaj
3- Agron Cocalli
4-Jorgo Meraj
5-Sokol Dhima

Njoftimi nga policia:

“Në datën 06.01.2019, rreth orës 18:00, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Varibob”, një automjet ka përplasur një këmbësor.

Në vendngjarje janë grumbulluar disa banorë të zonës dhe pasagjerë të një mjeti tjetër që kishte parkuar aty për të dhënë ndihmën e parë personit të aksidentuar, të cilët janë përplasur nga një mjet tjetër tip “Opel” i cili ka hyrë në parakalim.

Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit F.Sh, 64 vjeç, banues në Tiranë dhe D.L, 55 vjeç, banues në Vjosë, Fier si edhe janë dërguar në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve 5 shtetas të tjerë. Po punohet për identifikimin e shtetasve të plagosur dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sergio Ramos e thotë TROÇ: Ja kush e pati fajin për humbjen e djeshme
Previous article DITËLINDJET E 7 JANARIT/ Njihuni me VIP-at që festojnë sot. Nicolas Cage tek... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet Aktualitet

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI) Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI)

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin? Aktualitet

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT