• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SA SHPENZOJNË SHQIPTARËT PËR ARGËTIM? Tirana dhe Korça, qytetet më “qeflinj’
Home
Sociale

SA SHPENZOJNË SHQIPTARËT PËR ARGËTIM? Tirana dhe Korça, qytetet më “qeflinj’

7 January, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Nuk është aspak habi që Tirana është qarku me “qejfli” në Shqipëri. Pjesa më e madhe e të ardhurave janë përqendruar në kryeqytet dhe dihet që “qejfi” blihet me para. Sipas të dhënave nga Anketa e Buxhetit të Familjeve 2017, Tirana kishte përqindjen më të lartë të shpenzimeve për argëtim dhe kulturë ndaj totalit të shpenzimeve rreth 4.1%, apo rreth 1 pikë më shumë se mesatarja kombëtare.

Pas Tiranës, për sa i përket shpenzimeve për argëtim dhe kulturë mbi mesataren kombëtarë, renditet Korça, ku nga të dhënat e ABF kanë shpenzuar në 2017-n rreth 3.3% të totalit të shpenzimeve për t’u argëtuar. Korçarët gjithashtu renditeshin të parët për sa i përket peshës së shpenzimeve për veshje dhe këpucë.

Berati është qarku i tretë me përqindjen më të lartë të shpenzimeve për argëtim, me 3% të totalit. Qarqet e tjera kanë një përqindje më të ulët se mesatarja kombëtare. Durrësi, i cili edhe pse ka një ekonomi të zhvilluar dhe është vend bregdetar, ka një peshë të shpenzimeve për argëtim rreth 2.9%.

Fieri, Lezha, Shkodra, Elbasani dhe Vlora kanë një mesatare shpenzimi që varjon nga 2 në 2.4% Qarqet me shpenzimet më të ulëta Kukësi me 1.9%, Gjirokastra me 1.7% dhe Dibra me vetëm 1% të totalit të shpenzime.

Por sa i shtrenjtë është argëtimi në Shqipëri??

Të argëtohesh në Shqipëri kushton shumë më shtrenjtë se në vendet e tjera të rajonit. Sipas portalit Expatistan, argëtimi në Serbi kushton rreth 24% më shtrenjtë se në Shqipëri, dhe rreth 9% më lirë në Malin e Zi. Ndërsa krahasuar me Kosovën, argëtimi është rreth 41% më lirë se në Shqipëri.

Expatistan bën krahasimin e kostove të jetesës midis vendeve të ndryshme të botës duke i ndarë në disa kategori kryesore, si kostot e ushqimit, banesës veshjeve, transportit, përkujdesjes personale dhe argëtimit. Në kategorinë e argëtimit merrin disa nën kategori në shqyrtim, si kostoja për të ngrenë në një restorant, bileta për në kinema, bileta për në teatër,  çmimi për një koktej, çmimi për një kapuciono, çmimi i një abonimi mujor në palestër dhe një paketë cigare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS DEBATIT PËR FINALEN/ Ardit Gjebrea zbulon ndryshimin drastik që do bëjë në "Kënga Magjike"
Previous article RAMA PUBLIKON VIDEON/ "Me këto pamje për nxjerrjen në dritë të vlerave historike e kulturore të Gjirokastrës, Beratit..."

k.autor

Postime të ngjashme

OPERACION ANTIDROGË NË SHKODËR/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona, nisin hetimet për kryeplakun e fshatit Vukël Aktualitet

OPERACION ANTIDROGË NË SHKODËR/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona, nisin hetimet për kryeplakun e fshatit Vukël

E PËSON KEQ/ Tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

PARASHIKIMI I MOTIT/ Vendi vijon të preket nga temperaturat e larta, reshje të dobëta shiu në zonat malore dhe juglindje Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Vendi vijon të preket nga temperaturat e larta, reshje të dobëta shiu në zonat malore dhe juglindje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT