Policia publikon emrat e më të kërkuarve në Durrës, mes tyre ishte edhe Skënder ose Andreai Lekli për shkak se kishte ndryshuar emrin.
Ai akuzohet për mashtrim ku ka dashur të të falsifikonte dokumentet dhe do të shiste shtëpinë, duke përdorur një grua tjetër në vend të gruas që kishte dhe me dokumente false.
Bashkëshortja e tij në një emision televiziv ka rrëfyer historin se si Andrea e kishte tradhëtuar me një marokene dhe i kishte marrë të gjitha paratë.
Historia e familjes së Skënder ose Andrea Lekli:
Hamidja nga Tirana u martua në mars të vitit 1985 në Durrës me zotin Skënder Lekli, i cili tani e ka ndërruar emrin dhe quhet Andrea Lekli. Ajo ka dy vajza Suadën dhe Malvinën. Në vitin 1991 burri i saj iku në Itali dhe në 1992 edhe Hamidja i shkoi pas me vajzën e madhe dhe një vit më vonë arriti të merrte edhe vajzën e vogël në Itali, të cilën e kishte lënë tek nëna e saj në Sauk. Por jeta e tyre nuk shkoi ashtu si e kishin imagjinuar. Tradhtitë e Skënderit shkaktuan dramë në familje deri tek ndarja
Divorci është bërë në vitin 2004. Ai shkoi të jetonte tek shtëpia që kishin në Durrës, por ajo nuk e priste se ai do E ka denoncuar këtë gjë, por edhe pse u dënua fillimisht me 18 vite, pastaj 15 e më pas 8 vite, Hamideja thotë se nuk ka kryer asnjë ditë burg, dhe kërkon pjesën e pasurisë së saj dhe vajzave.
“Ai donte t’i mbante të dyja edhe mua e vajzat dhe tjetrën. Por ne nuk jemi në kohën e qepës. Nuk mund të jetohej ashtu, pikë. Unë ia kam çuar dhe në burg vajzat sepse doja të ruante komunikimin. Ai asnjëherë nuk ka kërkuar falje, pavarësisht se thotë se kam paguar për ato që kam bërë. Por kurrë nuk i shihte vajzat në sy”, thotë Hamidja.
Ajo kërkon që të vihet drejtësi dhe të marrë shtëpinë, ndërsa ish-bashkëshorti ndodhet në arrati. “Sapo shiti banesën ai u zhduk. Ai nuk hyn dot në Itali, nuk vë dot këmbën. Ndaj mund të jetë në Shqipëri”, thotë ajo.




