Monika Kryemadhi “përvetëson” edhe njëherë protestën e studentëve, e cila nisi si një lëvizje e lirë pa përfshirjen e politikës, duke dhënë afatet e fundit, sipas saj, të plotësimit të kërkesave.
Janar 2019- Protesta e studentëve apo e partive?!
Monika Kryemadhi në Elbasan deklaron: “Protesta e studentëve nuk do ndalojë deri në plotësimin e 8 kërkesave.”
Pyetje: Që kur Kryetarët e partive përcaktojnë axhendat e protestave të studentëve të vërtetë që dolën në dhjetor për të drejtat e tyre?
Monika Kryemadhi: “Dua të falënderoj studentët që e mbajtën zjarrin e protestës edhe gjatë festave për të treguar se studentët shqiptarë janë të bashkuar dhe nuk tërhiqen.”
Pyetja: Që kur liderët e partive janë bërë edhe udhëheqësa edhe zëdhënësa të studentëve?
Monika Kryemadhi: “Dua që t’i shtrini dorën të gjithë të rinjve për të marrë pjesë në protestën e nesërme.”
Pyetje: Pas kësaj, protesta e janarit 2019 do jetë e studentëve apo e partive politike opozitare?!
/AlpeNews.al


