• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TENTUAN TË RRËMBENIN BIZNESMENIN/ Bexhet Musmuça lihet në burg bashkë me të dashurën. Akuzohen për…
Home
Aktualitet
Kronikë

TENTUAN TË RRËMBENIN BIZNESMENIN/ Bexhet Musmuça lihet në burg bashkë me të dashurën. Akuzohen për…

6 January, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Bexhet Musmuça bashkë me të dashurën e tij Fjona Cani janë lënë në “arrest me burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan. 39-vjeçari akuzohet se i ka marrë automjetin biznesmenit Aurel Guni, i njohur si pronar i hotel “Albatros”, ndërsa 28-vjeçarja akuzohet për kanosje.

Ngjarja ka ndodhur më 28 dhjetor në Elbasan, ku Musmuça i ka kërkuar biznesmenit që të shkonte bashkë me të në një lokal në qendër të qytetit, duke i thënë se e kërkonte Ardjan Çapja. Pas refuzimit të Aurel Gunit, vëllai i të cilit është drejtor i ALUIZNI-t në Elbasan, 39-vjeçari i ka marrë automjetin me dhunë. Ndonëse biznesmeni denoncoi për tentativë pengmarrjeje, Prokuroria nuk ka ngritur një akuzë të tillë ndaj dy të arrestuarve.

Dyshohet se Guni ka deklaruar në Polici se është shok me Musmuçën dhe se ky i fundit kishte tentuar ta merrte peng për llogari të Çapjave. Musmuça gjatë seancës së vlerësimit të masës ndaj tij është akuzuar vetëm me veprën penale të “Vjedhjes me dhunë” të makinës së Aurel Gunit dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, pasi në momentin e ndalimit në xhep gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dy doza me heroinë.

Të dyja akuzat Musmuça i ka pranuar në gjykatë dhe nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës ka kërkuar një masë më të butë nga trupi gjykues. Ndërkohë, prokurori i çështjes Neritan Hoxha ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, kërkesë kjo që është pranuar nga trupi gjykues. Të njëjtën masë sigurimi “arrest me burg” është caktuar edhe për miken e Musmuçës, Fjola Cani, e cila është arrestuar për akuzën e “Kanosjes për të mos kallëzuar”, pasi rezultoi se kishte kërcënuar me jetë anëtarë të familjes së Gunit, duke i thënë se nëse denonconin rrëmbimin e mjetit në Polici, do t’i kanosej jeta familjarëve të Gunit.

E arrestuara, Fjona Cani
E arrestuara, Fjona Cani

Bexhet Musmuça u arrestua në flagrancë pasi, sipasP, ka goditur me sende të forta dhe i ka marrë automjetin Aurel Gunit. Ndërsa Fjona Cani dyshohet se u ka bërë presion familjarëve të të dëmtuarit për të tërhequr kallëzimin. Burime pranë Policisë thonë se, Musmuça kishte si qëllim që ta merrte Gunin për një takim me Ardjan Çapjan.

Guni nuk e ka pranuar këtë kërkesë me pretendimin se nuk ka pse shkon, pasi ai nuk e njeh. Por Musmuça ka këmbëngulur deri në atë pikë sa në formë kërcënimi i ka marrë Gunit mjetin e tij. Gjithsesi, këto mbeten hipoteza, pasi vetë Guni nuk ka pranuar që të flasë për ngjarjen e ndodhur ditët e fundit të vitit 2018.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDRYSHOI HISTORINË E FUTBOLLIT ZVICERAN/ Granit Xhaka shpallet si sportisti me më ndikim për vitin 2018
Previous article NISMA PËR MBJELLJEN E PEMËVE/ Veliaj: Një fidan është i përballueshëm për të gjithë

F.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet Aktualitet

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI) Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI)

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin? Aktualitet

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT