• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
QËLLOJNË BASHKËATDHETARIN E TYRE DHE E HEDHIN NË LUMË/ E lënë për të vdekur…. EMRAT
Home
Aktualitet
Kronikë

QËLLOJNË BASHKËATDHETARIN E TYRE DHE E HEDHIN NË LUMË/ E lënë për të vdekur…. EMRAT

6 January, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e karabinierëve në Venecia të Italisë, pasi qëlluan me armë për të vrarë një 25 vjeçar po me origjinë shqiptare.

I riu u qëllua me një plumb në barkë dhe të bindur se ai kishte ndërruar jetë, shqiptarët e kanë hedhur atë në lumë. Por, i riu siç shkruan “Il Giornale”, ka arritur të shpëtojë dhe të kërkojë ndihmë.

Në pranga përfunduan Lefter Disha, 46 vjeç, dhe Armiol Gjoka, 32 vjeç, të akuzuar për vrasjen në tentativë të 25 vjeçarit me iniciale D.E, i cili gjendet ende në spitalin San Dona. Gjykata ka vërtetuar arrestimin e tyre, duke lënë prapa hekurave dy shqiptarët.

Sipas hetimeve paraprake, dy shqiptarët kishin lënë takim me 25 vjeçarin natën e 1 janarit rreth orës 22:30.

Ata akuzuan të riun për vjedhje të kokainës së tyre, por 25 vjeçari ka mohuar përgjegjësinë për incidentin. Por, kjo nuk i bindi ata dhe më pas e morën atë me një makinë tip “Jaguar”, duke e çuar në një shtëpi private duke vazhduar me pyetje të “drejtpërdrejta”.

Këtu, djali është kërcënuar në mënyrë të përsëritur nga torturuesit e tij. Pasi u qëllua me armë në pjesën e këmbës nga Gjoka, 25 vjeçar u ngarkua në makinë dhe u hodhi pranë lumit, shkruan ora neës.

Aty u bë edhe tentativa e fundit për të zbuluar të vërtetën e kokainës. I riu u qëllua me armë në pjesën e barkut dhe hodh në ujërat e lumit.  Duke menduar se kishin mbyllur përgjithmonë hesapet me të, dy autorët u larguan me shpejtësi, por gabuan!

I riu arriti të kapej pas një shkurreje dhe të dilte në breg duke kërkuar ndihmë. Fal detajeve, policia arriti të identifikojë përgjegjësit.

Policia ka sekuestruar edhe rrobat e tyre për të gjetur gjurmë baruti si dhe është sekuestruar makina që rrëmbeu të riun.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SI DY PIKA UJI/ Aktorja e famshme e telenovelave turke paska një motër binjake (FOTO)
Previous article DIALOGU/ Vuçiç: Kompromisi fitore, Kosova s’duhet të mbetet pa serbë

F.autor

Postime të ngjashme

LËVIZTE ME ARMËN PLOT/ Arrestohet 31-vjeçari, i sekuestrohet pistoleta dhe 14 fishekë Aktualitet

LËVIZTE ME ARMËN PLOT/ Arrestohet 31-vjeçari, i sekuestrohet pistoleta dhe 14 fishekë

E SHPËRNDARË NË 150 FAMILJET MË TË PASURA/ Vila 17 milionë euro në PALASË, çfarë thotë Kris Maranda Aktualitet

E SHPËRNDARË NË 150 FAMILJET MË TË PASURA/ Vila 17 milionë euro në PALASË, çfarë thotë Kris Maranda

TMERR NË VLORË/ 43-vjeçari godet me sëpatë në kokë të moshuarën, i vjedh paratë dhe e përdhunon Aktualitet

TMERR NË VLORË/ 43-vjeçari godet me sëpatë në kokë të moshuarën, i vjedh paratë dhe e përdhunon

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT