Rama në komunikimin direkt në grupin e PS ku po diskutohet çështja Tahiri. Rama shprehu qëndrimin e tij kundra një gjyqi që po i bëhet Tahirit nga grupe të cilat janë rivalë të tij në politikë edhe më gjerë. Rama u shpreh se përgjigjen e Tahirit e kam dëgjuar me kohë, dhe tani e di e gjithë Shqipëria. Rama: Pas çastit të parë, sot dhe kur të dali e vërteta, a është i pafajshëm Saimir Tahiri, nuk e di si përgjigje, kësaj pyetjeje nuk i iki. Të gjithë e presim si përgjigje. “E kam bërë gjyqin e Saimir Tahirit për 4 vite me besim të plotë, edhe pse ai kurrë nuk ma ka kërkuar, edhe në këtë çështje prap nuk ma ka kërkuar. E kam bërë me mish e shpirt pa shkëmbyer kurrë asgjë në këmbim”, tha në fjalën e tij Rama.
Nuk mund të lejojmë që drejtësi të hyjë në spiralen e një farse të një deputeti duke bërë çorap dynjanë.
Sot kur vendi pret të celë negociatat në BE që ca muhabete të llumit të krimit të dala në kazanin mediatik, pasi janë zjerë në ballkazanin e politikës, të arrestojnë një deputet me burg. “Ku u gjet ky zell i panjohur që nuk ka ngritur gishtin. Kurrë, jo se thanë, po as se i sakatuan dhe vranë, fare hic, kurrë një gisht, se lëvizi kjo prokurori me një emër kaq të madhe dhe një bilanc memec në kaq vite, po pse ku jemi ne në cilën epokë të gurit dhe drurit që u gjetka kurajo për të sfiduar ligjin, kushtetutën për ti prerë faturën e burgut një deputeti me 4 fletë bakalli që do ofendonin cdo bakall, edhe ai më eksiq, kur i jep një faturë që llogaria mbaron me etj.”
ERTV Live😊: KOMUNIKIMI I JAVËS
Posted by Edi Rama on Sonntag, 22. Oktober 2017
/AlpeNews.al/