• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DËBORË DHE NGRICA/ Si paraqitet situata në akset kryesore në Shqipëri
Home
Sociale

DËBORË DHE NGRICA/ Si paraqitet situata në akset kryesore në Shqipëri

5 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se në rrugën Boboshticë-Dardhë qarkullimi duhet të kryhet me zinxhir, pasi trashësia e borës shkon deri në 50 cm dhe temperaturat janë të ulëta.
Gjendja e rrjetit rrugor dhe kushtet e qarkullimit të automjeteve paraqiten si më poshtë:

Në Rajoni Verior Shkodër: Gjate ditës së sotme nuk ka pasur reshje dëbore moti ka qenë me diell, por temperaturat kanë qenë të ulëta. Kontraktorët kanë punuar gjatë gjithë ditës dhe janë duke punuar aktualisht, duke trajtuar me kripë, sidomos rrugët me prezencë akulli, për të siguruar kalimin pa zinxhir edhe në orët e vona të natës, si në : Bulqizë-Peshkopi dhe Pukë-Fushë Arrëz-Kukës.

Të gjitha rrugët janë të kalueshme pa zinxhir, duke veçuar rrugën Ura e Çerenecit-Steblevë, ku lëvizja e automjeteve rekomandohet me zinxhir.

Në aksin Qafë Mali-Fierzë, Shkodër-Hani i Hotit dhe Hani i Hotit-Tamarë vazhdon puna për pastrimin e aksit dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi kryhet normalisht

Në Rajonin Qendror Tiranë: Rrugët e Dajtit dhe rruga Elbasan-Gjinar janë trajtuar gjate ditës me kripë dhe janë pastruar nga akulli, janë të kalueshme pa zinxhir.

Në Lunik-Steblevë rekomandohet kalimi me zinxhir.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Gjatë ditës nuk ka pasur reshje dëbore, por temperatura të ulëta. Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë ditës dhe janë ende duke punuar për pastrimin e akseve dhe trajtimin e tyre me kripë.

Në aksin Vlorë-Llogara-Himarë-Sarandë-Vrisera, është bërë trajtimi me kripë, sidomos në zonat problematike si: Qafa e Llogarasë, Qafa e Vishës, Qafe Muzina, si dhe në disa zona në Vuno dhe Jalë.

Në aksin Levan-Tepelenë-Gjirokastër po trajtohet me kripë zona problematike “Uji i Ftohtë Tepelenë”.

Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë-Pogradec-Korçë-Bilisht-Kapshtice janë trajtuar me kripë zonat problematike, sidomos Qafa e Thanës rruga ka qenë dhe është e kalueshme pa zinxhir.

Në rrugët: Korçë-Voskopojë, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë, Liqenas-Doganë-Goricë janë të kalueshme pa zinxhir.

Në pjesën fundore të segmentit Erind-Cajup, si dhe në segmentin Sevaster-Kalivac qarkullohet me zinxhir.

Në segmentin Ura e Leklit-Përmet është punuar për shpërndarjen e kripës në vendet ku ka ngrica. Qarkullimi rekomandohet të bëhet me kujdes dhe të përdoren gomat e dimrit.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PABESUESHME/ Gruaja zgjohet nga koma dhe sjellë në jetë një fëmijë
Previous article LËSHON ALARMIN NË PSG/ Tuchel: Ja për çfarë ka nevojë urgjente skuadra ime

F.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet Aktualitet

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI) Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI)

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin? Aktualitet

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT