• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“GJENDJA E EMERGJENCËS KOMBËTARE”/ Trump i gatshëm ta mbajë të mbyllur qeverinë për muaj të tërë
Home
Nderkombetare

“GJENDJA E EMERGJENCËS KOMBËTARE”/ Trump i gatshëm ta mbajë të mbyllur qeverinë për muaj të tërë

5 January, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Kongresi do të vazhdojë negociatat me Shtëpinë e Bardhë në përpjekje për t’i dhënë fund mbylljes së pjesshme të qeverisë. Pasi nuk u arrit dje një gjuhë e përbashkët me udhëheqësit e Kongresit, Presidenti Donald Trump caktoi një grup pune që do të negociojë me ligjvënësit gjatë fundjavës, por gjithashtu deklaroi se është i përgatitur për ta vazhduar mbylljen e qeverisë për muaj të tërë, madje edhe vite. Ai konfirmoi sot në Twitter vendosmërinë e tij për ngritjen e një muri përgjatë kufirit me Meksikën dhe u bëri thirrje demokratëve për të miratuar fondet për këtë qëllim.

Ngritja e një muri përgjatë kufirit me Meksikën vazhdon të jetë fokusi i përplasjes që ka mbyllur pjesë të tëra të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Ngërçi ka hyrë tashmë në javën e tretë.

Pasi u takua me ligjvënësit në Shtëpinë e Bardhë për të dytën herë gjatë kësaj jave, Presidenti Trump tha se ai mundet ta ndërtojë murin edhe pa miratimin e Kongresit.

((DONALD TRUMP, PRESIDENT I SHTETEVE TË BASHKUARA))

“Mund të shpallim gjendjen e emergjencës kombëtare dhe ta ndërtojmë me shpejtësi. Kjo është mënyra tjetër si mund të bëhet, por do përpiqemi ta realizojmë njëherë përmes negociatave”, deklaroi Presidenti Trump.

Presidenti kërkon rreth 5 miliardë dollarë për të ndërtuar murin kufitar dhe refuzoi ofertën e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, për të rihapur qeverinë nëpërmjet një financimi të përkohshëm 30-ditor të Departamentit të Sigurisë Kombëtare, duke i dhënë kështu më shumë hapësirë negociatave.

((NANCY PELOSI, KRYETARE E DHOMËS SË PËRFAQËSUESVE))

“Nuk mundemi ta zgjidhim pa rihapur njëherë qeverinë dhe ja bëmë të qartë këtë Presidentit”, tha zonja Pelosi.

Mbi 800 mijë punonjës federalë janë të pezulluar ose po punojnë pa pagesë. Kreu i demokratëve në Senat, Chuck Schumer, tha se ai i bëri thirrje Presidentit Trump të mos mbajë peng amerikanët.

((CHUCK SCHUMER, SENATOR DEMOKRAT))

“Ai kundërshtoi dhe madje tha se mund ta mbajë qeverinë të mbyllur për një periudhë shumë të gjatë, për muaj madje edhe vite”, tha Senatori Schumer.

Presidenti Trump e konfirmoi deklaratën e tij dhe i ftoi demokratët të dërgojnë negociatorë për t’u takuar me këshilltarët e tij gjatë fundjavës, si dhe sinjalizoi se mund të jetë i hapur për të marrë në konsideratë legalizimin e statusit të emigrantëve të paligjshëm të ardhur në SHBA në moshë të mitur.

Presidenti tha se punonjësit federalë e mbështesin mbylljen e qeverisë.

((DONALD TRUMP, PRESIDENT I SHTETEVE TË BASHKUARA))

“Njerëzit që nuk do të marrin rrogën javën e ardhshme, apo gjatë javëve në vazhdim, në të vërtetë thonë: ‘zoti President, vazhdo; kjo është diçka shumë më e rëndësishme’,” tha Presidenti Trump.

Një sindikatë e punonjësve federalë ka ngritur një padi gjyqësore ndaj administratës Trump, bazuar tek fakti se punonjësit janë detyruar të punojnë pa pagë, duke e cilësuar këtë si “asgjë më pak se çnjerëzore”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET E MREKULLUESHME NGA VUNOI/ Fshati MBULOHET nga dëbora! Duket si...MAGJI!
Previous article E MBAN TË FSHEHTË/ Publikohet foto e parë e Encës me të dashurin

F.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT