Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali ku një 24 vjeçare shqiptare ka përplasur me makinë një 53 vjeçar Italian e më pas ka munduar të fshehë krimin.
Fillimisht u mendua se ishte aksident por me pas hetimet zbuluan se italiani kishte tentuar të abuzonte seksualisht me të renë shqiptare dhe në atë moment Aurela Perhati e kishte goditur, për vetëmbrojtje.
Zbulohet se Aurela Perhati është personi mëposhtë:
Ngjarja:
Gjatë mbrëmjes së djeshme e pas 6 orësh marrje në pyetje 24-vjeçarja Aurela Perhati ka rrëfyer versionin e saj të ngjarjes. Ajo ka treguar se nuk e njihte më parë Massimo Garrittan e se rreth orës 18:45 të 31 dhjetori ka pranuar ta shoqërojë me makinë.
Ky i fundit njihet nga policia italiane si person narkoman që shpesh herë kërkonte lëmoshë në rrugë për të blerë drogë.
Sipas Aurela Perhati, viktima është përpjekur ta dhunojë seksualisht duke e detyruar të zbres nga automjeti në një zonë të izoluar. Ajo ka mundur të largohet e gjatë manovrës me makinë e ka aksidentuar.




