• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SYNIMI FINAL TE TË…”/ I përjetshëm: 100 vjet Bauhaus – Po për se bëhet fjalë?
Home
Jetë

“SYNIMI FINAL TE TË…”/ I përjetshëm: 100 vjet Bauhaus – Po për se bëhet fjalë?

5 January, 2019 F.autor Jetë

Boll më me të njëjtat produkte seri nga konvejeri! Kërkoheshin alternativa ndaj prodhimit industrial. Gjithçka duhet të ishte moderne dhe funksionale. Arkitekti Walter Gropius e themeloi Bauhaus-in në vitin 1919 në Vajmar. Ai donte që artin ta bashkonte sërish me artizanatin, por e re dhe revolucionare ishte bashkëpunimi i artit me industrinë. Në manifestin e tij ai shkroi apelin:”Arkitektë, skulptorë, piktorë, të gjithë ne duhet të kthehemi te artizanati!”

Si “synim final të të gjithë aktivitetit figurativ” Gropiusi kuptonte ndërtimin. Prandaj studentët nuk punonin vetëm në punishtet e shkollave të larta. Gropiusi i dërgonte ata edhe në tabelat e projektimit dhe në kantiere ndërtimi, ku ata ushtronin doktrinën specifike të formës, ngjyrës dhe materialit të Bauhaus-it. Parimi më i rëndësishëm i krijimit ishte:”form follows function” (“funksioni ka përparësi ndaj formës”).

Deutschland Dessau Bauhaus Atelierhaus Prellerbau (picture-alliance/akg-images/Schuetze/Rodemann)

Gjithçka duhet të ishte moderne dhe e thjeshtë

Në këtë mënyrë nxënësit projektuan mobilje të thjeshta dhe objekte përdorimi. Ajo që kishte rëndësi ishte eleganca e ftohtë, në vend të artit të spërdredhur. Shumë prototipa kaluan në prodhime seri, por me çmim të bleshëm ishin shumë pak prej tyre. Në to bënte pjesë tapeti Bauhaus, që u prodhua nga fabrika e tapetit Rasch në Hannover, ose edhe abazhuri i famshëm i zi i tavolinës i firmës Kandem. Meqenëse e imituan shumë herë, në fund ai u prodhua me çmim të pagueshëm nga shumë njerëz.

Ndërtesa alla Bauhaus

Bauhausi u bë i njohur edhe nga projektet e arkitektëve të saj. Në shumë vende, me ndërtesat e tyre të reja arkitektët luftuan mungesën e gjithanshme të banesave. Gropiusi donte t’i zgjidhte problemet e banimit në qytete duke projektuar banesa masive. Shembuj janë kolonitë e banesave në Dessau (lagjia Törten), në Karlsruhe (lagjia Dammerstock) ose Berlin (Qyteti Siemens). Me to vërtet u krijua hapësirë banimi e nevojitur urgjentisht, por anonimiteti i ndërtimeve të tilla solli probleme të reja sociale. Ato megjithatë nuk qenë më në fokusin e arkitektëve.

Bauhaus-Universität Weimar (picture alliance/imagebroker)

Në vitin 1925 shkollës iu desh të shpërngulej nga Vajmari për në Dessau, sepse pati mosmarrëveshje me qeverinë e re konservatore në landin e Tyringenit. Gropiusi projektoi për vendndodhjen e re një ndërtesë, që u vu në përdorim në vitin 1926. Para së gjithash punishtet me fasadat e xhamta të tyre u kthyen në simbol të modernes.

Në Dessau lindën edhe katër të ashtuquajtura shtëpi mjeshtrish, pra hapësira banimi dhe pune për personelin mësimor, dhe një grup banesash me 60 shtëpi. Pesë vjet më vonë, drejtimin e Bauhausit e mori arkitekti Mies van der Rohe, por pak pas kësaj, në vitin 1932, nazistët e mbyllën shkollën. Megjithëse nazistët vlerësonin funksionalitetin në ndërtesa industriale, lëvizja Bauhaus qe e dyshimtë për ta dhe në fund e damkosën si “hebreje” dhe “bolshevike”. Shkolla kaloi në Berlin dhe në vitin 1933 u shpërbë përfundimisht. Shumë mësues emigruan jashtë vendit.

Universitätsbibliothek der Bauhaus-Universität Weimar (picture alliance/imagebroker)

Deri sot doktrina e Bauhaus-it dhe veprat e nxënëse të saj kanë ndikim për formimin e stilit. Pesë nga shtatë shtëpitë e mjeshtërve, në të cilat strehoheshin mësuesit e Dessaut ekzistojnë ende. Në Bauhaus Vajmar tani është vendosur një universitet. Arkivi i Bauhausit në Berlin prezanton historinë e shkollës. Ndërsa selia e restauruar në Dessau strehon fondacionin Bauhaus Dessau.

Gjermania feston 100 vjet Bauhaus

Gjermania kremton jubileun e 100-të të themelimit të Bauhaus-it. Vërtet që Bauhausi ekzistoi vetëm 14 vjet, por shkolla legjendare e ushtron ndikimin e saj deri sot. Sot ajo konsiderohet si artikulli më me efekt i eksportit të kulturës së Gjermanisë në shekullin e 20-të.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËSOI DËMTIM NË KOKË/ Klubi bën njoftimin e rëndësishëm për Manajn (FOTO)
Previous article "PËRKRAHËSIT E PUÇIT TË SHTETIT"/ Turqi: 137 urdhërarreste ndaj përkrahësve të Gylenit

F.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT