• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU GRUAN DHE KUNATËN NË BALLSH/ 34-vjeçari Musta: Jam penduar. Nuk doja, por shkak u bë…
Home
Breaking News

VRAU GRUAN DHE KUNATËN NË BALLSH/ 34-vjeçari Musta: Jam penduar. Nuk doja, por shkak u bë…

5 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gazmend Musta autori i krimit te dyfishte qe tronditi qytetin e Ballshit pasditen e 2 janarit, duke vrare gruan dhe motren e saj, shfaq pendese.

Viktima të krimit makabër mbetën Gentiana Çaushaj, 31 vjeçe, që është bashkëshortja e autorit, dhe motra e saj, Merisa Çaushaj, 18 vjeçe, kunata e autorit. Gazmend Musta, gjatë marrjes në pyetje, ka shprehur pendesë për krimin duke treguar se shkak ishte bërë kërkesa e bashkëshortes për të shkuar të prindërit e saj, me të cilët kohet e fundit vetë ai nuk kishte marrëdhënie të mira.

Në çastin e debatit, 34-vjeçari ka qenë i dehur dhe pasi ka humbur kontrollin, i ka qëlluar me thikë për vdekje, në fillim gruan dhe më pas kunatën. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:30 minuta në banesën e çiftit, në një pallat në lagjen “5 Shkurti” të qytetit të Ballshit.

Shkak i sherrit është bërë kërkesa e 31-vjeçares për të shkuar te prindërit e saj për festa. Musta mësohet se ka qenë për drekë tek i ati në fshatin Drenovë dhe sapo ishte kthyer në shtëpi. E shoqja i ka kërkuar që të shkojë edhe ajo të vizitojë prindërit e saj, ndërsa i ka vënë në dukje edhe faktin që ai ishte i dehur.

Kjo duket ta ketë acaruar edhe më shumë kryefamiljarin, i cili ka marrë thikën dhe e ka qëlluar të shoqen në pjesën e kraharorit. Ajo ka tentuar të mbrohet duke e shtyrë, por ai e ka qëlluar edhe disa herë të tjera duke e lënë të vdekur në vend. Sherrit për t’i hequr motrën nga duart i është bashkuar edhe motra e viktimës, por edhe ajo ka pasur të njëjtin fat.

Autori, i errur nga urrejtja, e ka qëlluar edhe atë disa herë. Gruaja vdiq në vend, ndërsa kunata e tij rrugës për në spital. Pasi i ka lënë të mbuluara në gjak, autori ka dalë për t’u larguar nga banesa, por fqinjët kishin njoftuar Policinë pas të bërtiturave për ndihmë që kishin dëgjuar nga shtëpia e tyre.

Policia e vuri në pranga në hyrje të pallatit në tentativë për t’u larguar. Çifti kishte dy fëmijë, 3 dhe 7 vjeç, të cilët kanë qenë në banesë në momentin e ngjarjes. Fqinjët e familjarëve të përfshirë në konflikt kanë thënë se çifti ishte emigrant në Greqi dhe ishin kthyer disa ditë para vitit të ri për të kaluar festat pranë familjarëve.

“Dëgjuam zhurmat dhe lajmëruam Policinë. Nuk menduam se i vrau, por e pamë që ai kishte ardhur i dehur nga fshati dhe na ra në sy që mezi qëndronte nga pija. Ata ishin të rregullt dhe shumë familjarë. Punonin në Greqi. Vetëm për festa vinin”, tregon një prej fqinjëve. Çështja i ka kaluar Gjykatës për Krimet e Rënda dhe nesër pritet që për autorin të jepet masa e sigurisë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOHË MË PARË/ Kejsi Tola dhe Krusita kanë kënduar së bashku tek "Gjeniu i Vogël" (VIDEO)
Previous article VETËM 25 VJEÇ/ Ariana Grande bën historinë në "Coachella"

F.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet Aktualitet

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI) Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI)

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin? Aktualitet

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT