• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBYLLJA E QEVERISË/ Trump takim me udhëheqësit e Kongresit: Nuk do të…
Home
Nderkombetare

MBYLLJA E QEVERISË/ Trump takim me udhëheqësit e Kongresit: Nuk do të…

4 January, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan Donald Trump dhe udhëheqësit e Kongresit pritet të takohen të premten paradite në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar se si do t’i japin fund mbylljes së pjesshme të qeverisë, e cila ka hyrë në javën e saj të tretë.

Takimi vjen një ditë pas betimit të një grupi të ri ligjvënësish duke bërë që Dhoma e Përfaqësuesve të udhëhiqet tashmë nga demokratët.

Të enjten kjo dhomë miratoi një plan për të rihapur qeverinë federale.

Por paketa nuk përfshin shumën prej 5 miliardë dollarësh që presidenti ka kërkuar për ndërtimin e një muri në kufirin jugor të vendit me Meksikën.

Ideja e masave është rihapja e qeverisë ndërsa çështja e murit të lihet për negociata të veçanta.

“Nuk do të ndërtojmë mur,” tha demokratja Nancy Pelosi, pasi bëri betimin si kryetarja e re e Dhomës së Përfaqësuesve. Sipas saj do të ishte më mirë që paratë të përdoreshin për teknologjinë e sigurisë kufitare dhe punësimin e më shumë agjentëve kufitarë.

Por udhëheqësi republikan i Senatit Mitch McConnell e cilësoi paketën ligjore të Dhomës së Përfaqësuesve “teatër politik” edhe pse Senati i udhëhequr nga republikanët miratoi një projektligj identik muajin e kaluar.

Legjislacioni i miratuar të enjten në Dhomën e Përfaqësuesve parashikon rihapjen e qeverisë federale dhe financimin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare deri në fillim të muajit shkurt.

Ndërsa vetë Presidenti Donald Trump nuk e ka përdorur fjalën “veto”, të tjerë zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë e kanë përmendur si mundësi. Një zyrtar tha se presidenti u kishte thënë udhëheqësve demokratë se ai “do të dukej si i marrë” në qoftë se i jepte fund mbylljes së pjesshme të qeverisë.

Trump fajëson demokratët

Presidenti Trump fajëson demokratët për situatën aktuale.

“Mbyllja e qeverisë ka të bëjë vetëm me zgjedhjet presidenciale të vitit 2020”, shkroi ai të enjten në twitter. “Demokratët e dinë se nuk mund të fitojnë për shkak të të gjitha arritjeve të Trumpit, kështu që ata janë përqendruar në murin dëshpërimisht të nevojshëm dhe sigurinë e kufirit…Për ta është thjeshtë politikë”.

Presidenti Trump tha se vendi ka nevojë për mbrojtje dhe tërhoqi vërejtjen se krimi, drogat dhe bandat po vërshojnë në Shtetet e Bashkuara nga Meksika.

Ai tha se më shumë se 35 milionë emigrantë të paligjshëm janë në Shtetet e Bashkuara duke rënë në kundërshtim me ekspertët që pohojnë se ky numër është shumë më i vogël, shkruan Zëri i Amerikës.

Ndërkohë, 800 mijë punonjës federalë po qëndrojnë në shtëpi ose punojnë pa pagesë prej dy javësh.

Pirgjet e mbeturinave po rriten në parqet kombëtare, të cilat janë mbyllur zyrtarisht, sikurse edhe shumica e objekteve më të njohura turistike të Uashingtonit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U SHKARKUA NGA MAN UNITED/ Mourinho pranë rikthimit "TË BUJSHËM" në…
Previous article SAPO KISHIN MBËRRITUR NË ANGLI/ Shqiptari dhe greku e pësojnë nga FABRIKA e tyre e drogës

F.autor

Postime të ngjashme

TEMPERATURA EKSTREME NË EVROPË/ Qytetet 'përpëliten' nën valën e të nxehtit! Termometri shënon mbi 40 gradë Celsius Botë

TEMPERATURA EKSTREME NË EVROPË/ Qytetet 'përpëliten' nën valën e të nxehtit! Termometri shënon mbi 40 gradë Celsius

MREKULLI PAS TËRMETIT NË VENEZUELË/ 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat pas 3 ditësh! Mbi 1.400 viktima dhe mijëra të plagosur Botë

MREKULLI PAS TËRMETIT NË VENEZUELË/ 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat pas 3 ditësh! Mbi 1.400 viktima dhe mijëra të plagosur

BILANCI TRAGJIK RËNDOHET NË VENEZUELË/ 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur Botë

BILANCI TRAGJIK RËNDOHET NË VENEZUELË/ 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT