• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PUNIMET NË AUTOSTRADËN TIRANË-DURRËS/ ARRSH: Ja si devijohet trafiku
Home
Sociale

PUNIMET NË AUTOSTRADËN TIRANË-DURRËS/ ARRSH: Ja si devijohet trafiku

4 January, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Pas nisjes së punimeve në autostradën Tiranë-Durrës, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor ka bërë të ditur planin e përditësuar të devijimit të trafikut në këtë aks me qëllim shmangien e bllokimit të qarkullimit të mjeteve.

Sipas ARRSH, trafiku do të devijohet për të gjitha mjetet në rrugën dytësore të cilat do të funksionojnë me një drejtim lëvizje. Punimet do të zgjasin për dy javë.

Njoftimi i plotë nga ARRSH:

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se ne vijim të njoftimit të mëparshëm, lidhur me ndërtimin e dy (2) tombinove në segmentin rrugor (autostrada) Tiranë – Qafë Kashar (kthesa Rinas) në kilometrin 6+600 dhe 6+800 (Kastrati” & Alba-Elettrica), plani i përditësuar i devijimit të trafikut me sinjalistikën e duhur të përkohshme për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren do të jetë si më poshtë:

1. Autostrata Tiranë – Durrës në segmentin Mbikalimin Kamëz – Mbikalimi Qafë Kashar, Rinas do të mbyllet plotësisht për trafikun në të dyja drejtimet e lëvizjes.

2. Trafiku do të devijohet për të gjitha mjetet në rrugën dytësore të cilat do të funksionojnë me një drejtim lëvizje.

3. Dalja në rrugët dytësore është e mundur te Sipitali Hygeia, QTU si dhe te kthesa e Domjes (ku është krijuar një rrugë aksesi e përkohshme).

4. Rekomandojmë përdoruesit e rrugës që gjatë kësaj kohe të zgjedhin rrugë alternative për lëvizjet në drejtim të veriut (nga Kamza) dhe drejtim të Jugut (nga Ndroqi ose Elbasani).

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin në mënyrë rigoroze sinjalistikën provizore të vendosur dhe udhëzimet e policisë rrugore në terren.Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe për të garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËBORA NË VLORË SI NË MALET E VERIUT/ Pamjet nga LUMI tashmë "i zbardhur"! (VIDEO)
Previous article KONGRESI AMERIKAN I KTHEN KANDIDATURËN/ "Bllokohet" Kavalec si ambasadore të SHBA-së në Shqipëri

F.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet Aktualitet

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI) Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI)

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin? Aktualitet

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT