• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INVESTIMET NË MATERNITETI DHE BONUSI I BEBES/ Manastirliu: 29 inkubatorë të rinj
Home
Sociale

INVESTIMET NË MATERNITETI DHE BONUSI I BEBES/ Manastirliu: 29 inkubatorë të rinj

4 January, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Gjatë një inspektimi në maternitetin e Elbasanit, Ministrja Manastirliu deklaroi se bonusi i bebes ka nisur të shpërndahet në çdo maternitet.

“Bonusi i bebes po shpërndahet në çdo maternitet në vend, në një sportel unik të gjendjes civile ku mund të regjistrohet menjëherë i porsalinduri”.-Deklarata u bë nga Ministrja Manastirliu gjatë një inspektimi në maternitetin e Elbasanit, ku shpërndau çeqet e bebes për nënat e reja. Me proceduren e re, prindërit e kryejnë regjistrimin e fëmijës në sportelet e gjendjes civile të hapura në 37 maternitete të vendit, duke lehtësuar procedurën e regjistrimit të të porsalindurve.

Ministrja Manastirliu theksoi gjatë vizitës në spitalin e Elbasanit se po investohet në çdo maternitet në spitalet rajonale.

“Hap pas hapi po përmirësojmë infrastrukturën në maternitete në të gjitha spitalet rajonale, ku investuam së fundmi në 29 inkubatorë të rinj dhe 8 eko obstetrike-gjinekologjike”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë lajmëroi gjithashtu nisjen e investimeve në disa maternitete këtë vit.

“Ndërtuam Maternitetin e ri të Sarandës, i cili ofron sot standardin më të lartë të shërbimit në vend. Është drejt përfundimit Materniteti i ri i Korçës, i cili do të jetë gati brenda pak ditësh. Do të vijojnë investimet për rijetësimin e rrjetit të materniteteve në vend me maternitetin e Beratit, Kukësit, Lezhës, Matit dhe Pogradecit”, tha Manastirliu.

Politika e re sociale e Qeverisë e bonusit të bebes mbështet familjet e reja, me pagesën universale, e cila jepet për çdo familje, pavarësisht statusit social-ekonomik.
Pagesa për lindjen e fëmijës së parë është 40 mijë Lekë;Për fëmijën e dytë 80 mijë Lekë;
Për fëmijën e tretë, të katërt e në vijim bonusi i bebes është 120 mijë Lekë për çdo fëmijë;
Për nënat që lindin binjakë masa e përfimit do të jetë në masën 80 000 (tetëdhjetë mijë lekë) për secilin fëmijë;Për nënat që lindin trinjakë dhe më shumë, masa e përfimit do të jetë në masën 120 000 (njëqind e njëzetë mijë lekë) për secilin fëmijë.

Bonusi i bebes është i ndarë në dy pjesë. Çeku i parë përfitohet menjëherë (35 mijë lekë për fëmijën e parë; 75 mijë për fëmijën e dytë dhe 115 mijë për fëmijën e tretë) ndërsa çeku i dytë me vlerë 5 mijë lekë përfitohet pas regjistrimit të fëmijës në gjendjen civile.
Nëse fëmija regjistrohet me emër që në maternitet, pagesa e bonusit mund të merret menjëherë, e plotë, me çeljen e buxhetit 2019 në mesin e muajit Janar.Bonusi është universal, ndaj përfitohet nga të gjitha familjet, pavarësisht se ku vendos nëna që të sjellë në jetë fëmijën.

Për fëmijët që lindin në spitale private, në shtëpi ose jashtë vendit, çeku i bebes do të lëshohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale pas regjistrimit të të porsalindurit në zyrat e gjendjes civile.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONGRESI AMERIKAN I KTHEN KANDIDATURËN/ "Bllokohet" Kavalec si ambasadore të SHBA-së në Shqipëri
Previous article NISI THJESHT SI NJË LOJË…/ “NETFLIX” iu bën thirrje njerëzve të ndalojnë sfidën “BIRD BOX” (FOTO+VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet Aktualitet

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI) Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI)

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin? Aktualitet

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT