• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Një vit i ri politik, me avaze të vjetra!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Një vit i ri politik, me avaze të vjetra!

3 January, 2019 Redaktor1 OP-ED

Ndryshe nga shumë vende të tjera të botës, në Shqipëri viti i ri politik fillon jo në tri ditët e para, por në javën e tretë të janarit. Në perëndim, qendra e gravitetit të festave të fundvitit është ajo e Krishtlindjeve, ndërsa tek ajo gjendet tek festimi i Vitit të Ri. Kjo bën që ligjvënësit ta mbyllin atje zakonisht më herët aktivitetin e vitit të vjetër, ndërsa tek ne, ta fillojnë atë më vonë.

Pavarësisht se Parlamentit në Shqipëri do i duhen edhe rreth tri javë që të mblidhet, deklaratat dhe veprimet e para të politikanëve tanë sidomos të opozitës, kanë përcaktuar pak a shumë edhe piketat e para nëpër të cilat do të kalojë rruga e saj. Një rrugëtim përgjatë një viti të ri politik dhe elektoral, që i ka dhënë shenjat që tani, se do eci mespërmes lëndinave të vjetra.

Në SHBA, Kongresi i ri i dalë nga zgjedhjet e nëntorit, i dominuar nga demokratët, bëri betimin dhe nisi nga puna më 3 janar. Nancy Pelosi do ta drejtojë Dhomën e Përfaqësueseve për një mandat të dytë, pasi e kishte drejtuar atë më herët, më 2007- 2011. Ndërkohë që në shumë shtete të tjera, në varësi të sistemit politik e traditës demokratike, ligjvënësit fillojnë punën më herët ose më vonë sesa në Shqipëri. Më e rëndësishme sesa kur fillon punën Kuvendi, është se çfarë ai do të prodhojë përgjatë aktivitetit të vet, për qytetarët e këtij vendi.

Janë sëpaku tri shenja që tregojnë se viti i ri politik, nuk është gjë tjetër, veçse vijimi i avazeve të vjetra:

Së pari, nëpërmjet Tritan Shehut u paralajmërua se Presidenti i Republikës do të vijojë ndoshta ta thellojë qasjen e tij “të vjetër”, për të qenë gjithnjë e më shumë përfaqësues i popullit opozitar, sesa i gjithë popullit shqiptar. Sipas deputetit demokrat, Ilir Meta pritet të mos e dekretojë ministrin e ri të Jashtëm, sikundër bëri në vjeshtën e 2018 edhe me ministrin e Brendshëm. Pak rëndësi do të ketë sebepi që do të gjendet në këtë rast. Si edhe në rastin e parë, ai do të vërtitet rreth “çështjeve të sigurisë kombëtare”, “integrimit”, “stabilitetit rajonal”, “ruajtjes së tërësisë teritoriale të kombit”, “marëdhenieve me NATO-n”, etj.

Ashtu si edhe në rastin e Sandër Lleshit, edhe për Gent Cakën loja përsëritet njësoj. Fillimisht flitet nëpër zyrat e institucioneve qëndrore të shtetit, më pas nëpër koridoret e partive opozitare, në kafenetë rreth e rrotull selive dhe qendrës së Tiranës dhe redaksive mediatike. Pas kësa një deputet e hedh thashethemin në tregun mediatik. Këtu ai mer formë politike dhe nxit debatin publik. Më pas, e gjitha formalizohet, nëpërmjet një akti zyrtar. Për të përfunduar, si në atë thënien e njohur të Shekspirit: “Intrigë rri më këmbë/ pa mer çfarë rruge të duash…” Sepse në fund të fundit, për opozitën nuk ka asnjë farë rëndësie brendia. Për aq kohë sa ajo vjen në pushtet vetëm nëpërmjet një procesi zgjedhor, në këtë fazë më e rëndësishmja për të, është zhurma. Mundësisht, sa më shumë zhurmë.

Së dyti, një tjetër deputet i PD prej ditësh artikulon përgjatë protestave sa për kamerat televizive, në Unazën e Madhe të Tiranës, se pas 7 janarit shqiptarët do ngrihen e këtu do të bëhet “hataja” e “qameti” bashkë. Janë të njëjtat parrulla që janë dëgjuar nga goja e opozitës sonë të vjetër, që në 24 qershorin e 2013, në minutën e parë kur u rikthyen sërisht në opozitë. Të cilat vazhdojnë e vazhojnë pa ndërprerje, prej 5- 6 vitesh me radhë, sipas parimit të pikes së ujit që bie papushim derisa të gërryej gurin. E kështu do të vazhdojë e vazhdojë, përgjatë gjithë kohës që PD dhe aleatët e saj, do të jenë në opozitë.

Së treti, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, vijoi traditën e urimit edhe për natën e ndërrimit të viteve me mesazhin për të gjithë shqiptarët, “që të përpiqen dhe të kontribuojnë për largimin e Edi Ramës nga qeveria” në mënyrë që në vend të tij, të vijë opozita. Bukur!

Kanë kaluar vetëm tri ditë nga fillimi i 2019 dhe janë tri mesazhe, sipas të njëjtit avaz të vjetër. Mesazhe identike me ato që kemi dëgjuar e parë përgjatë gjithë vitit 2018, e më herët. Tregues i qartë i trokitjes së një stine të mëzitshme politike nga ana e opozitës, sipas një skeme loje të vjetër tashmë. Eshtë radha e mazhorancës, për të treguar se politika mund të ofrojë edhe gjëra të reja, në një vit të ri me pritshmëri për zhvillime të reja. 30 qershori nuk është larg. Tashmë na ndajnë, më pak se 6 muaj, nga e diela e zgjedhjeve të reja!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRESIDENTI I "UFC"/ Dana White: Ja kur do të zhvillohet revanshi Khabib - McGregor
Previous article PRETENDENTË PËR TITULLIN KAMPION/ Marquez: Jemi dy gjela në një kotec, nuk jam mësuar me...

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT