Tirana e priti ndërrimin e viteve kur akrepat e orës shënuan 00:00 me fishekzjarrët shumëngjyrëshe dhe me një koncert në sheshin “Skënderbej” ashtu siç është bërë traditë tashmë çdo vit nga Bashkia e Tiranës.
Kjo ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare të cilat i kanë bërë jehonë Tiranës duke e renditur atë mes kryeqyteteve botërore që shkëlqyen me festimet për natën e ndërrimit të viteve.
Një nga mediat më të njohura austriake, ORF.AT, ka publikuar si foto kryesore Kullën e Sahatit të Tiranës të mbuluar nga fishekzjarrët e hedhura nga Bashkia e Tiranës që ndriçonin qiellin.



