• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E REJA BIE NË DASHURI ME BUSHATIN DHE VELIAJN/ Shkon tek fallxhorja për… (VIDEO)
Home
Sociale

E REJA BIE NË DASHURI ME BUSHATIN DHE VELIAJN/ Shkon tek fallxhorja për… (VIDEO)

3 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në nisje të vitit të ri të gjithë kemi ndjeshmëri të shtuar, për atë që na pret gjatë 12 muajve të ardhshëm. Madje disa prej nesh u drejtohen edhe formave të ndryshme të parashikimit të fatit, e kur kanë mundësi, duan edhe të ndikojnë te fati.

Vajza jonë i drejtohet fillimisht një fallxhoreje, duke i treguar “hallin” e madh, që e ka zënë: ka rënë në dashuri me Ditmir Bushatin dhe kërkon ndihmë për ta bërë për vete.

Fallxhorja në Astir    

Vajza- Si je?

Fallxhorja- Si jeni juve? Mirë?

Vajza- Si kalove? Mirë?

Fallxhorja- Mirë, mirë! M’u duk kot, se unë e kam atë dhuntinë…

Vajza- Mirë!

lalieri-933x445

Fallxhorja- Për çfarë ke ardhur nana?

Vajza- Atëherë, jam shoqëruese e nuses së Ditmir Bushatit.

Fallxhorja- E kam ngju si emër, po nuk i mbaj mend.

Vajza- S’ka gjë. Dua ta bëj për vete Ditmirin…

Fallxhorja- Aaa, të vdes unë…

Vajza- Ia kam shtrënguar njëherë dorën, jam munduar, që t’i bie në sy.

Fallxhorja- Ka pas kshu, içik drejtim teje?

Vajza- Ndoshta ka pas dhe unë s’e kam vënë re.

Fallxhorja- Unë do mundohem të të jap mbarësi ty njëherë.

Vajza- Unë mbarësi kam, unë dua thjeshtë të më bësh diçka, që ai të më afrohet, të më kushtojë vëmendje.

Fallxhorja- Do të bëj një lutje, ta shoh njëherë, se ai është dhe tip serioz pak e shoh në bisht të syrit. Po të jesh burrë dhe gru, unë të bashkoj ding…A merr vesh ti?

Vajza- Dua t’i zgjohen pëlqime dhe ndjenja ndaj meje! Këtë dua…!

Fallxhorja- Eee edhe një femër tjetër i ka bërë këtij.

Vajza- Çfarë i ka bërë?

Fallxhorja- Mos ta ketë mendjen, ta ketë mendjen ai vetëm tek ajo. Ma jep emrin tat!

Vajza- Ina!

Fallxhorja- Ina, je goc e shkathët, je goc, që e ke meritu me shku deri atje.Emrin?

Vajza- Ditmir! Ditmir Bushati!

 Fallxhorja- Është merakli femrash, e di si të vëren? Të vëren me bisht të syrit, kshu krak! Unë do bëj një lutje, s’e di, Allahu e pranoftë! T’i shoh njëherë letrat. Ditmiri, a të ka pas provoku më përpara?

Vajza- Unë e kam provoku, i kam shtrënguar dorën, kur e takoj.

Fallxhorja- Ty me të bërë, që ai të jetë afër teje, se kur të sheh ai, të sheh mirë ty. E kupto?  Ka shumë femra, si kanë punu për të, me e zënë. Nuk je ti e para, a kupto? Ka një çik probleme me shtetin.Nuk e ka kushedisa të dashurume vjerrën, atë gruan. E ke parë ndonjëherë në ëndërr atë ti?

Vajza- Po, shumë herë e shoh!

Fallxhorja-Jepi, o bablok rrugë, po erdhi kjo me shkri plumb, a do t’i eci mbarë kësaj? Allah Pejgamber! Hë iher kthej nga unë, pi me 5 të kuqe, do të eci mbarë, do të hap unë rriskun tënd! Do t’i bëjmë naj gjë Jetmirit…

Vajza- Ditmirit!

Fallxhorja- Ditmirit, ua si sun e gjetkam, hajde njëherë! I bën gruaja e vet.

Vajza- Çfarë i bën gruaja?

Fallxhorja- Ku di unë… Do vij goca me shkri plumb, o babloki jem, edhe ti hapet risku kësaj, o Allahu Pejgamber, hajde! Inshallah! Do vish naj ditë ti? Shtëpinë e mësove!

Vajza- Po!

Fallxhorja- Hajde shkrijmë plumb, d.m.th, ta shoh njëherë aty!

Vajza- Sa të detyrohem?

Fallxhorja- Hë njëherë, ta shoh, sa e ke bo njet ti? Hidhi ato, mirë është!

Vajza- Mirupafshim!

Në rastin e dytë vajza jonë është dashuruar më lali Erin me të cilin ka punuar ngushtësisht gjatë fushatës zgjedhore.

 Fallxhorja rruga Kavajës

Qytetarja- Si kaloni? Mirë? Ti je ajo zonja, që shikon fall?

Fallxhorja- Po unë jam, por unë i mbaj me telefon. Unë i mbaj me telefon, ndaj thashë.

Qytetarja- Nuk e dija. Unë jam marrë me fushatë, kam bërë fushatë këtu në Tiranë me Erjon Veliajn. Më përgëzonte punën time, që bëja. Në një mënyrë më stepët, në një mënyrë më afrohet.

Fallxhorja- Shiko, të del si i bllokuar sheqeri. Ku ke vajt edhe në ndonjë vend tjetër? Shiko forma e çelësit, sikur t’i kanë mbyllur gjërat.Shiko si ma bëre mishin! Ndjeve ndonjë gjë në trup tani? Unë them kështu tani, shkri një plumb! Plumbi prish sy, prish magji dhe të hap sytë aty, ku do. Unë plumb po bëja kur erdhe ti, hajde! Këtë si do ta jap unë, do ta mbash në çantë ti!

Qytetarja- Po!

Fallxhorja- Do dalësh në një rrugë kryqe dhe do hedhësh sa të kapë dora dhe do thuash: O Zot! Sikur janë 4 rrugët, kështu m’i ëmbëlso mua! Të të hapen rrugët, se për mua i ke 100% të bllokuara. Gjithë energjia negative më kalon mu.

Qytetarja- Lekët do t’i jap në fund?

Fallxhorja- Pa lekë fare sot?

Qytetarja- Jo, do të të jap edhe sot. Sa të të lë sot? Të të lë 10 atëherë?

Fallxhorja- Eh! Ashtu!

Qytetarja –Po ndonjë gjë tjetër, bën?

Fallxhorja- Po bëj, po mos uu…

Qytetarja- Çfarë?

Fallxhorja- Të gjitha gjërat i bëjmë, por vetëm magji nuk bëjmë. Lidhje, kam ujë, çefin, kycin… të gjitha i kam. Mirupafshim!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË GJITHË E PRESIN NË EKRAN/ Marina mahnit me fotot nga një prej vendeve më të bukura
Previous article "DO TË JAP DHURATËN MË TË BUKUR"/ Elita Rudi i emocionoi të gjithë me urimin për Gjikon (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt' Breaking News

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt'

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë! Aktualitet

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë!

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim... Breaking News

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT