Një krim i dyfishtë në familje ka tronditur qytetin e Ballshit në ditën e dytë të vitit 2019. Burri ka vrarë gruan dhe motrën e saj, pas një debati në familje. Viktimat janë Gentiana Caushaj 31-vjeçe, gruaja e autorit dhe motra e saj Merisa Caushaj 18-vjeçe, ndërsa Gazment Musta 34-vjeç është arrestuar menjëherë.
Bazuar te dëshmitë e familjarëve mësohet se autori i vrasjes së dyfishtë në Ballsh kishte qenë te prindërit e tij në fshatin Drenovë, ndërsa ishte kthyer i dehur në banesë. Sapo ka hyrë në shtëpi, gruaja ka kërkuar që të shkojë edhe ajo te prindërit e saj, por Gazment Musta ka refuzuar. Pas debatit ai vrau gruan dhe kunatën.


