Një krim në familje ka tronditur mbrëmjen e sotme banorët e Ballshit. Një burrë ka vrarë gruan dhe kunatën e tij.
Policia njofton se ka ngritur një grup hetimor për këtë ngjarje dhe shton se krimi ka ndodhur për motive të dobëta.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G.M, 34 vjeç.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se në gjendje të dehur, rreth orës 17.30 në banesën e tij në Ballsh, për motive të dobëta, ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen G.C, 31 vjeçe si edhe motrën e bashkëshortes, shtetasen M.C, 18 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në vend.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.



