Gjashtë persona kanë përfunduar në prangat e policisë pasi ndihmuan një shtetas serb që të largohej.
Policia nuk i ka publikuar emrat e të arrestuarve por ka publikuar vetëm inicialet e tyre. Bëhet fjalë për: K.M., 38 vjeç, banues në Pobreg, Kukës; J.D., 23 vjeç, banues në Rjekë, Kroaci; R.K., 46 vjeç, banues në Vushtri, Kosovë; F.T., 26 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë; K.S., 53 vjeç, banues në Bushtricë, Kukës dhe Xh.N., 43 vjeç, banues në Kukës, të dy me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kukës.


