Një peshkatar është mbytur në liqenin e Pogradecit. Polumbarët janë nisur nga Tirana në drejtim të qytetit jug-lindor për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit.
Prej disa orësh, peshkatari kishte humbur kontaktet me familjen e tij duke i bërë ata që të nisnin kërkimet për të.
Ende nuk dihen detaje lidhur me identitetin e viktimës, nëse ai ishte i shoqëruar apo arsyet e mbytjes së varkës së tij.
Disa ditë më parë, po në Pogradec, dy peshkatarë të tjerë humbën jetën në në liqenin e Bradomirës për shkak të mbingarkesës së varkës. Për më shumë detaje lidhur me mbytjen e tyre


