Në minutat e para të vitit 2019 një krim makabër ndodhi në qytetin e Gjilanit në Kosovë.
Mediet kosovare raportuan se një burrë vrau aksidentalisht gruan e tij, pasi ishte duke gjuajtur me armë për Vitin e Ri.
Pas kësaj ngjarje Prokuroria e Gjilanit ka dhënë vendimin, që trupi i pajetë i gruas të dërgohet për kryerjen e autopsisë.
Ndërsa për bashkëshortin është dhënë masa e arrrestit burg me 30 ditë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.


