• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
JANË TRE/ Paratë shqiptare më të kërkuara nga koleksionistët, vlejnë qindra dollarë
Home
Dossier

JANË TRE/ Paratë shqiptare më të kërkuara nga koleksionistët, vlejnë qindra dollarë

1 January, 2019 F.autor Dossier

Ashtu si në çdo vend tjetër, edhe në Shqipëri ka treg koleksioni, ku një ndër më dinamikët është ai i kartëmonedhave. Por cilat janë tre kartëmonedhat shqiptare më të rralla e që kushtojnë më shumë? Janë padyshim ato të vitit 1926 që janë edhe kartëmonedhat e para të emetuara nga Banka Kombëtare e Shqipnis’.

Në vend të parë

Në vend të parë është kartëmonedha 1 frang/5 lekë e emetuar në vitin 1926. Kjo kartëmonedhë ka qarkulluar shumë pak kohë në Shqipëri dhe është tërhequr nga qarkullimi për shkak të një “problemi vizual”.

Studiuesi Haxhi Shkoza shkruan se kartëmonedhat 1 frangëshe (5 lekë) të printuara nga “Richter &Co” u hoqën nga qarkullimi shpejt pasi qeveria shqiptare nuk i pranoi ato. Shkak u bë fakti se kartëmonedhat 1 frang (5 lekë) kishin si element identifikues shqiponjën romake me 1 kokë dhe jo atë shqiptare dykrenare.

Christoph Zellweger në artikullin “Asi, mbreti e mbretëresha e kartëmonedhës shqiptare” të publikuar në revistën e shoqërisë së kartëmonedhave në vitin 2000, shkruan se kjo prerje është ndër më të vështirat për t’u gjetur. Duke iu referuar botimit “I Soldi d’Italia”, ai shkruan se në tetor të vitit 1926 1 frang /5 lekë e prodhuar në Itali nga kompania Richter & Co e Napolit.

“Ndryshe nga kartëmonedhat e tjera që patën një përhapje të gjerë, kjo kartëmonedhë pati një jetë të vështirë dhe qarkulloi për një kohë fare të shkurtër. Pse? Sepse nga një dëshmi e mbledhur nga një cashier italian në vitet ’60 që kishte punuar dikur në Bankën Kombëtare të Shqipnis’, pak kohë pasi kjo kartëmonedhë nisi të qarkullojë dikush i tregoi Zogut se shqiponja romane ishte e pikturuar në kartëmonedhë ashtu sikurse ishte në monedhën 5 lira të Italisë. Zogu, i mërzitur për këtë, vendosi që ta tërheqë nga qarkullimi atë” shkruhet në këtë studim.

Kjo kartëmonedhë, referuar informacionit nga Banka Kombëtare e Shqipnis’, duke filluar nga janari i 1927 shënoi një rënie graduale të qarkullimit të tyre nga 11 mijë kartëmonedha në 3 mijë të tilla në fund të këtij viti. Kartëmonedha mban firmën e Mario Albertit, Presidenti i Bankës Kombëtare të Shqipnis’ dhe të Amadeo Gambinos. Vlera e kësaj kartëmonedhe origjinale vlerësohet se shkon në qindra dollarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRAU GRUAN NË MINUTAT E PARA TË 2019/ Jepet vendimi për burrin. Dyshohet...
Previous article Çifti më i fuqishëm i showbizz-it Jay Z dhe Beyonce kanë një sfidë për të gjithë fansat e tyre

F.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë... Dossier

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë...

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë? Dossier

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë?

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste... Dossier

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT