• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIT I RI/ Për herë të parë respektohet ndalimi i festimit me fishekzjarre në qytete
Home
Sociale

VIT I RI/ Për herë të parë respektohet ndalimi i festimit me fishekzjarre në qytete

1 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në qytetet e vendit nata e ndërrimit të viteve ka qenë një festë me fishekzjarre, jo vetëm të hedhur në mënyrë të organizuar nga bashkitë, por edhe nga individë, pavarësisht ndalimit të tregtimit të tyre.

Në Korçë ku ndërrimin e viteve e kanë pritur jo vetëm vendasit, por dhe vizitorë nga e gjithë Shqipëria, mesnata u ndriçua nga fishekzjarret e hedhura spontanisht nga qytetarët.

Festa e ndërrimit të viteve në Fier u shoqërua si zakonisht me hedhjen e fishekzjarreve. Në ndryshim nga vitet e tjera, këtë vit fishekzjarret ishin më të pakta si pasojë e ndalimit të përdorimit të tyre nga njerëzit e zakonshëm. Megjithatë në qytetin e Fierit fishekzjarret e pakta u hodhën nga vetë banorët, ndërkohë që nuk kishte organizim nga bashkia për hedhjen e tyre.

Vlora kremton me spektakël fishekzjarresh dhe një koncert festiv natën e ndërrimit të viteve. Në Lungomare pranë Sheshit, spektakli ka startuar prej orës 23 e 30 minuta për të kulmuar me spektaklin e fishekzjarreve në orën 00-00. Me numërimin mbrapsht të kryetarit të bashkisë Dritan Leli, dhe atmosferën e krijuar nga fishekzjarret, Vlora ka uruar Gëzuar vitin e ri 2019. Gjithçka ka vijuar më pas me koncertin festiv të vitit të ri, i ndjekur nga një numër i konsiderueshëm qytetarësh në Shesh. Ndërkohë që forca policore, zjarrfikësit dhe ambulanca kanë qenë në gatishmëri natën e ndërrimit të viteve.

Festa e vitit të ri në qytetin e UNESKOS, Berat, erdhi mes fishekzjarresh dhe një atmosfere të gëzueshme. Qytetarë të shumtë janë gjendur në pedonalen e qytetit për të numëruar sekondat e fundit të vitit 2018, duke pritur vitin e ri mes fishekzjarresh. Por atmosferës së vitit të ri nuk i munguan edhe shashkat, të cilat kanë qenë të pranishme duke stresuar qytetarët. Gjithsesi gjatë gjithë kohës policia dhe zjarrfikëset kanë qenë në gatishmëri .

Në Gjirokastër nata e ndërrimit të viteve është përcjellë me atmosferë më të zbehtë fishekzjarresh. Spektakli i dritave që zgjati rreth 5 minuta, u kontrollua nga bashkia prej kalasë së qytetit. Shumë pak fishekzjarre u ndezën në pjesë të tjera të qytetit, kjo edhe prej mungesës së tyre në treg.

Qindra banorë të qytetit të Shkodrës u mblodhën ne sheshin “Nënë Tereza” për të pritur ndërrimin e viteve. Ndryshe nga vitet e tjera , bashkia kishte organizuar hedhjen e fishekzjarreve në mënyrë të organizuar, që ndriçuan qiellin kur akrepat shënuan orën 00:00.

Forca të përforcuara policie si dhe zjarrfikëse, mbikëqyrën nga afër shfaqjen e fishekzjarreve, e cila vijoj për disa minuta pa asnjë incident. Pas hedhjes së fishekzjarreve ,qytetarët iu drejtuan klubeve të natës për të festuar .

Edhe pse temperaturat shënonin nën zero, qytetarë, por dhe banorë të tjerë të ardhur nga fshatrat, nuk nguruan t’i bashkohen festës së ndërrimit të viteve në pedonalen e qytetit të Bulqizës. Pas fishekzjarreve, banorët iu drejtuan shtëpive apo lokaleve ku kishin prenotuar, për të vijuar festën. Ndërkohë burime nga spitali bëjnë me dije se gjatë natës së ndërrimit të viteve nuk ka pasur të aksidentuar nga fishekzjarret.

Të vetmit pacientë që janë drejtuar spital, kanë qenë ata që kanë konsumuar alkool, të cilët kanë marrë ndihmën dhe më pas janë larguar drejt familjeve. Burime edhe nga policia lokale e Bulqizës bëjnë me dije se gjatë natës së ndërrimit të viteve nuk është shënuar asnjë incident apo aksident./TCH

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO E PARË FAMILJARE/ Besi, Xhensila dhe Ajka urojnë Vitin e Ri
Previous article 4 HUMBJET E RËNDA PËR MCGREGOR/ Nga humbja ndaj një të panjohuri tek humbja brenda 30 sekondave (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt' Breaking News

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt'

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë! Aktualitet

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë!

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim... Breaking News

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT