Mediat në Kosovë kanë publikuar disa mesazhe ofenduese në ‘Viber’ në adresë të ish- kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti.
Në bisedën e kryer mes një grupi të anëtarëve të Vetëvendosjes, ndër të tjera deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti ka ofenduar ish- kreun e kësaj force politike, njëkohësisht deputet i Kuvendit të Kosovës Albin Kurtin.
Dardan Molliqaj shkruan në grup se deputeten Donika Kadaj Bujupi e kanë arrestuar prapë, ndërsa Aida Dërguti pyet: “Dhe atë m**in?” (Duke iu referuar Albin Kurtit).

Deputetja Aida Dërguti
Biseda i referohet arrestimit të 3 deputeteve të Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, Donika Kadaj Bujupi dhe Albulena Haxhiu, për shkak të trazirave në Kuvend. Por pasi ndaj tyre gjykata vendosi ‘arrest shtëpiak’ ata e thyen duke u arrestuar sërish nga policia./ balkanweb



